Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

667 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Ja sa milione euro ka fituar Inter nga Champions League 2021-2022: “Nje shifer qe arrin ne…”

ZYRTARE – Ja sa milione euro ka fituar Inter nga Champions League 2021-2022: “Nje shifer qe arrin ne…”
Inter Club Staff

Ka perfunduar ne menyre te hidhur aventura europiane e Interit. Skuadra e Simone Inzaghit ka fituar ne Anfield, por ai gol i Lautaro Martinez nuk ka shpetuar Interin. 

Nderkohe, direkt pas eleminimit, Calcio dhe Finanza ka shkruar per milionat e eurove qe ka arritur te fitoje Interi deri me tani.

Sipas tyre, edhe fitorja e djeshme ne Anfield ka qene shume e rendesishme ne nivel parash per shkak te bonusit te fitores.

“Inter duket se ka vene ne kete moment ne xhep nje shume te konsiderueshme parash nga kompeticioni i ketij viti.”

“Si fillim, 15,64 milione kane ardhur nga bonusi i pjesemarrjes, 15,9 milione nga ranking historik. Keto para i jane shtuar bonuseve te grupeve dhe rezultateve.”

“Keto bonuse arrijne ne 9.97 milione euro, duke konsideruar edhe kuotat e marra per barazimet. Nderkohe, premio per kualifikimin ne 1/8 ka qene 9,6 milione euro.”

“Por me pas eshte edhe ceshtja e market pool, shifra qe do i shtohet ne fund vetem pasi te dale edhe Juventusi nga Europa.”

“Kjo shifer varet nga numri i luajtur ne Europe nga ekipet italiane. Ne kete moment, shifra minimale qe mund te fitoje Interi eshte 12,8 milione euro.”

“Nese gjithcka do te merrte fund per Juventusin qe tani, atehere Interi do te fitonte nga ky kompeticion i Champions te ketij sezoni 63,91 milione euro ne total”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.