Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 30, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – La Liga ne Spanje kerkon denim shembullor per Juventusin dhe Agnellin: “Ata meritojne nje…”

ZYRTARE – La Liga ne Spanje kerkon denim shembullor per Juventusin dhe Agnellin: “Ata meritojne nje…”
Inter Club Staff

Juventus duket se po zhytet ne cdo moment qe po kalon akoma edhe me shume ne skandalin e saj te mashtrimit financiar qe solli edhe doreheqjen e te gjithe drejtuesve me ne krye Agnellin.

Keshtu, diten e djeshme edhe La Liga (Liga Spanjolle e Futbollit) ka dale hapur kunder Juventusit, dhe ka kerkuar nje aplikim te menjehershem te sanksioneve sportive ndaj klubit.

Ja cfare shkruhet ne komunikaten e tyre: “La Liga, ka prezantuar ne prillin e 2022 te UEFA nje denoncim zyrtar kunder Juventusit”.

“Ne kete denoncim zyrtar, ne kemi treguar me fakte se si ata kane thyer Fair Play Financiar duke perdorur provat e Guardia di Finanzia ne Itali”.

“Me specifikisht ky denoncim akuzonte Juventusin qe ka kontabilizuar shitje per vlera jo te verteta, duke marre fitime fiktive”.

“Kjo gje sjell ne radhe te pare nje thyerje te Fair Play Financiar te UEFAS. Nderkohe, nder te tjera, Juventusi ka fshehur edhe pagesa qe ka bere per lojtaret e saj ne te zeze”.

“Kete te hene, me nje Komunikate Zyrtare te Juventusi, te gjithe drejtuesit e kane pranuar fajin duke dhene edhe doreheqjen nga detyra e tyre ne drejtimin e klubit”.

“Per kete gje, ne kemi njoftuar perseri autoritetet kompetente te FFP dhe te UEFA per te marre masa menjehre”.

“La Liga ka objektiv qe te promovoje nje futboll sa me shume te perballueshem ekonomikisht dhe te drejte”.

“Ky denoncim per Juventusin vjen per te ftuar autoritetet perkatese qe te aplikojne sanksione sportive menjehere per klubin”.

Juventus 'could be kicked out of Champions League' as La Liga call for  severe sanctions | Football | Sport | Express.co.uk

“La Liga ka qene per nje periudhe te gjate kohe nje nga mbeshtetesit kryesore te aplikimit te rregullave te forta financiare ne futboll”.

“Ne prill te ketij viti, La Liga ka denoncuar per thyerje te rregullave te FFP edhe Manchester City edhe Paris Saint Germain”.

“Qendrueshmeria financiare ne futboll eshte thelbesor per te mbrojtur biznesin e futbollit. Le te mbrojme futbollin tone.”.

Kjo ka qene komunikata zyrtare e La Liga dhe menjehere pas kesaj, ata kane derguar nje tjeter drejt UEFA-s duke kerkuar zyrtarisht edhe dentimin e tyre.

Nderkohe qe ne Itali largimi i drejtuesve te Juventusit pasqyrohet nga mediat si nje revolucion apo nje faqe e re e historise.

Por ne te vertete, ende nuk kane dale ne pah provat qe kane shtyre Agnellin dhe drejtuesit e tjeter te klubit qe te japin doreheqjen dhe te behen gati per nje mbrojtje sa me te mire ne gjykate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.