Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

154 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Milan, 15/04/95 – Seno-Jonk-Berti, shume mire e para.

Inter-Milan, 15/04/95 – Seno-Jonk-Berti, shume mire e para.
Ardis
  • On 23/11/2013, 15:15

Episodi i dyte ne rubriken “RewInter” qe, sic u prezantua ne artikullin e pare, do te ripershkruaje 18 vitet e Massimo Morattit si president i Interit.

Ne kete episod do te prezantohet derby i pare i epokes “morattiane”, nje ndeshje qe i ka pare zikaltrit protagonist te nje triumfi te vertete, me nje rezultat qe nuk ka vend per diskutime: 3-1 per lojtaret e teknikut Ottavio Bianchi.

EPISODI I DYTE
SERIE A 1994-1995, java e 27: Milano, stadiumi Giuseppe Meazza.
Inter-Milan 3-1

Derby numer 165 e cila daton me 15 prill 1995, te shtunen, ndeshja e pare derby per Massimo Morattin. Derby i pare dhe kenaqesia e pare, fale nje ndeshje te papare te skuadres se teknikut Ottavio Bianchi. Sezoni, me pas nuk do te vazhdoje mire.  Per me teper 7 rezultatet e njepasnjeshme te padronit te ri do te jene nje illuzion.

Ne cdo rast, Interi eshte prezantuar ne kete ndeshje si jofavorite, por pavaresisht rezultati kishte ndonje shprese, perballe nje Milani, e drejtuar nga Fabio Capello, ne leter me e forte (Maldini, Boban, Savicevic, Costacurta, Donadoni…) por fusha nuk thote te njejten gje.

Mbrojtja kuqezi zbulohet shume e pavemendshme, dhe ofensiva interiste nuk fal: padronet e shtepise ne avantazh me Andrea Seno ne perfundim te pjeses se pare (43’). 1-0 dhe ne drejtim te dhomave te zhveshjeve. Ne pjesen e dyte rezultati mbetet i pandryshuar deri ne minuten 69, kur Wim Jonk “e ngrin” me nje gjuajtje mbas nje virtuoziteti te Bergkamp: 2-0 dhe populli zikalter ne ekstazi.

Pak frike e krijon Giovanni Stroppa qe e rihap ndeshjen ne minuten e 85, por goli i mesfushorit zbehet mbas 2 minutash, mbas nje autogoli te mbrojtesit ekstrem te Milanit, Sebastiano Rossi. Triplete e dekretuar, autogoli u shenua vetem per statistika, sepse eshte e gjitha merite e idhullit zikalter Nicola Berti, autor i nje gjuajtje ne ajer qe ka hyre ne historine e derbyt te Milanos: topi qe perplaset me traversen dhe futet brenda ne porte mbasi kishte goditur kurrizin e portierit. Nje trajektore “karamboleske” qe lindi nga nje kros milimitrik i uruguajanit Ruben Sosa, nje sallaks i “magjishem” i skuadres se Bianchit.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Pagliuca, Bergomi, Paganin, Seno (67′ Conte), Festa, Bia, Bianchi (78′ Sosa), Jonk, Delvecchio, Begkamp, Berti
Pankina: Mondini Orlandini Dell’Anno
Trajner: Ottavio Bianchi

MILAN: Rossi, Maldini, Panucci, Albertini, Galli, Costacurta (75′ Stroppa), Eranio, Donadoni, Boban, Savicevic, Lentini (58′ Massaro)
Pankina: Colombo Tassotti Sordo
Trajner: Fabio Capello

Arbiter: Pier Luigi Pairetto

Golashenues: Seno (43′) Jonk (69′) Stroppa (85′) Rossi (A 87′)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.