Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

488 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Spalletti rinovon me Interin deri ne 2021: ja fjalet e para teper emocionuese pas rinovimit

ZYRTARE – Spalletti rinovon me Interin deri ne 2021: ja fjalet e para teper emocionuese pas rinovimit
Inter Club Staff

Tashme eshte zyrtare, nuk ka asnje dyshim. 

Luciano Spalletti dhe Interi kane rinovuar kontraten qe e lidh teknikun me klubin zikalter.

Rinovimi ka qene ne ajer prej kohesh, por atehere kur nuk pritej (te gjithe mendonin se do te vinte pas fillimit te sezonit) Luciano ka rinovuar kontraten me Interin.

Kete gje e ka zyrtarizuar pak me pare klubi. Kjo ka qene komunikata e plote Interit:

“Perpara pa asnje ndalese deri ne 2021!

FC Internazionale Milano eshte shume e lumtur te lajmeroje se zgjatja e kontrates se Luciano Spallettit eshte kryer me sukses dhe ai do e qendroje ne krye te skuadres zikalter ne tre vitet e ardhshme.

Kontrata eshte firmosur ne prezence te Steven Zhang.

Keto kane qene fjalet e Spallettit menjehere pas zyrtarizimit:

“Falenderoj familjen Zhang, shoqerine dhe te gjithe ata qe me kane dhene mundesine per kete zgjatje kontrate – ka komentuar tekniku zikalter -.

Dua te nenvizoj se kjo firme ka qene thjesht dicka burokratike dhe dicka qe kemi rene dakort shume kohe me pare sepse asnjehere nuk eshte vene ne diskutim deshira per te vazhduar e per te luftuar se bashku per te miren e ketij klubi kaq te rendesishem.

Ka qene qe ne momentin e pare nje raport stime dhe besimi reciprok. Jemi takuar cdo dite dhe cdo dite e kemi njohur me shume njeri-tjetrin, kemi kuptuar se cfare do te thote kjo bluze per tifozet tane.

Le te themi qe sot eshte perforcuar pakti i deshirave te perbashketa me boten interiste.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.