Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

989 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AS nderron mendje – Modric-Inter, jo nuk ka mbaruar: por ka dy probleme te medha tani per Interin!

AS nderron mendje – Modric-Inter, jo nuk ka mbaruar: por ka dy probleme te medha tani per Interin!
Inter Club Staff

Nese ne Spanje “ceshtja Modric” duket e mbyllur, ne Itali i gjithe diskutimi duket i hapur. 

Por kesaj radhe edhe ne Spanje duket se kane filluar te besojne perseri se kjo marreveshje mund te kryhet.

Jane pikerisht spanjollet e AS, gazeta e perditshme madrilene qe shkroi se “Modric se quieda” (Modric qendron) qe sot e kane rihapur argumentin dhe kane shkruar per nje interesim te forte te Interit qe ekziston ende dhe do te vazhdoje akoma deri ne diten e fundit te merkatos.

Zikalterit nuk kane dyshime mbi deshiren e lojtarit per sfiden e re.

Ja cfare shkruan gazeta AS qe hyn edhe ne detaje:

“Projekti i Interit ben te enderrosh dhe prezenca e tre lojtareve kroat tek Interi si Perisic, Vrsaljko dhe Berozovic me te cilet Modric ka nje mardhenie speciale, do te thote shume.”

“Modric deshiron te largohet ne Itali tregojne andej, por duhet te forcoje doren nese deshiron te largohet nga Madridi” – qe nenvizon edhe raportet shume te mira te Modric me drejtuesit Madrilen.

“Kroati do te pranoje vendimin e klubit pavarsisht deshires per tu larguar. Motivimet nuk jane absolutisht eknomike dhe kjo gje eshte e sigurt tashme. Eshte e gjitha ceshtje motivimesh te reja.”

“Ai e konsideron si te mbyllur aventuren e tij ne Madrid. Deshiron nje jete te re. Prandaj ne Itali nuk dorezohen. Agjentet dhe ndermjetesuesit e kesaj tratative po presin takimin e fundit te lojtarit me Realin per te vendosur gjithcka.”

“Por ka dy probleme shume te medha ne kete moment per transferimin tek Interi te Modric: Superkupa dhe… Koha. Nuk ka shume kohe.”

Ky e shte shkrimi i gazetes AS sot, qe me sa duket, jo vetem nuk flet me me siguri per qendrimin e Modric ne Madrid, por tregon se kerkesat e tij nuk kane te bejne fare as me rrogen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.