Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

52 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Shpëtimtari i Derby-ve

#110Inter – Shpëtimtari i Derby-ve
Inter Club Staff

Ai nuk e dinte, por në fakt pritja e asaj gjuajtjeje të Weah në momentet e fundit të një Inter-Milan në marsin e vitit 1999 që përfundoi 2-2, do të ishte e fundit në një Derby. Ishte e njëjta pritje që i dha mundësinë të vendoste edhe një rekord: me të në portë, Interi kurrë nuk humbi një Derby në kampionat. Gianluca Pagliuca në pesë sezone me Interin ka realizuar vazhdimisht pritje të mrekullueshme, ndërsa në Derbi priste edhe më të vështirat. Por në fund të sezonin ’98-’99, rrugët e Pagliucas dhe Interit do të ndahen. Ishte fundi i një dashurie e cila zgjati pesë vjet, e që ndoshta meritonte më shumë trofe seç pati.

Penalltia e padhënë ndaj Ronaldos në vitin ’98, shuajti çdo shprese për të fituar një Scudetto me fanellën e Interit. Pagliuca atë ditë ishte kapiten, i priti një penallti Del Pieros dhe protestoi fuqishëm kundër arbitrit Ceccarini, por të gjitha këto në fund nuk shërbyen për asgjë. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, kur iu kërkua që të komentonte mbi atë ndeshje, ai u përgjigj: “Sa herë kujtoj atë ndeshje, ndjej një trishtim të pamasë”. U ngushëllua vetëm me një Kupë Uefa në sezonin 97-98, trofeu i vetëm i tij tek zikaltërit. Edhe në këtë trofe, pritjet e tij ishin vendimtare, në të gjitha raundet deri në finale: në një të tetat kundër Strasburg, në çerekfinale kundër Schalke 04 dhe në gjysmëfinale kundër Spartak Moskës, përpara triumfit kundër Lazios.

Me zikaltërit luajti 234 ndeshje dhe në kampionat, për më shumë se katër vjet nuk mungoi në asnjë ndeshje. Në Derby-n e parë pa Pagliuca-n në portë, Interi humbi kundër Milanit në minutën e fundit. Ndërkohë, Pagliuca ishte transferuar tek Bolonja, ku vazhdoi të luajë në nivele të larta, deri sa e mbylli karrierën në Serie A duke luajtur një sezon me fanellën e Ascoli-t, në moshën 41 vjeçare.

Gianluca Pagliuca ka lindur në vitin 1966 dhe debutoi në Serie A me fanellën e Sampdorias, me të cilën fitoi 1 Scudetto, 3 Kupa Italie dhe 1 Kupë Kupash. Në vitin 1994 u transferua tek Inter me të cilin luajti pesë sezone, duke fituar vetëm 1 Kupë Uefa në vitin 1998. Pas largimit nga zikaltërit, ai luajti për shtatë sezone tek Bologna dhe përfundoi karrierën e tij tek Ascoli. Me ekipin kombëtar ka luajtur 39 ndeshje dhe ka marrë pjesë në tre Kupa Bote.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.