Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

199 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Kembet binjake

#110Inter – Kembet binjake
Inter Club Staff

#110Inter – Njeriu me kembet binjake

Andreas Brehme vjen ne Milano me kembe ne toke, pa shume pritshmeri. Por ai gjermani me floke bionde, qe nuk dinte te ndante kemben e majte nga e djathta, eshte shkruar qe te lere te gjithe me goje hapur, nga i pari tifoz deri tek i fundit. Brehme u ble nga Interi ne 1988 nga Bayern Munich sebashku me nje gjerman tjeter qe nuk ishte aspak keq edhe ai dhe qe quhej Lothar Matthaus. Me Klinsmann do te formonin treshen me te famshme gjermane qe ka zbarkuar ndonjehere ne boten e futbollit ne nje skuader te huaj e duke u bere shtylle kurrizore e Interit te rekordeve te Trapattonit ku Brehme shkelqeu.

Tranjeri me intuite zbulon qe lojtari shprehet me mire ne krahun e majte dhe nuk gabon. Gjermani beri gjithcka ne ato vite nga ai krah, qe tek daljet perpara si tren, si krosat ‘helm’ te sakta por edhe golat madje. Brehme i perdor po aq mire te dyja kembet sa njerezit edhe sot e kesaj dite nuk e dine se cilen kembe ai kishte te preferuar. Ai ben gjithcka qe kishte ne dore qe te mos e jepte kurre kete detaj per kundershtaret. Penalltite i gjuan si me te majten e si me te djathten dhe kur ti mendon se e ke zgjidhur kete ‘puzzle’, eshte pikerisht ai qe ta rrezon poshte duke perdorur kemben tjeter. Pikerisht si ndaj Pisas, ne diten e dyte te kampionatit ne 1988-89, kur ai barazon avantazhin e kundershtareve me nje gjuajtje me te djathten ne ajer qe shkon ne menyre te rrufeshme ne rrjete, totalisht e pakapshme per portierin. Dyshimi qendron, por pak na intereson. Rendesi ka rezultati, se me cilen kembe ai gjuan, jo,

Brehme ka aq shume kualitet sa eshte ai qe mer persiper detyrat e regjistit, duke mare edhe pergjegjesite dhe cdo gje tjeter qe vinte me rolin. I ndihmuar edhe nga nje karakter i forte, nga ftohtesia tipike gjermane qe nuk e ben ti dridhet qerpiku edhe ne momente te tensionuara, madje per te tjeter keto situata mund te ishin edhe te padurueshme. Eshte ai qe gjuajti penalltine decizive qe i dha mundesine Gjermanise ne 1990 te fitoje Kupen e Botes ne Italia 90 dhe eshte pikerisht ai qe arrin te kape podin e Topit te Arte duke u renditur i treti. Pikerisht Brehme ka qene personi qe dha nje ide fillestare se si duhet te ishte mbrojtesi i krahut modern. Ne 1992 largohet nga Interi pas nje kampionati te fituar, nje Superkupe dhe nje Kupe Uefa, por mbeti dicka pa u zgjidhur: me cilen kembe gjuan ai qe kemebet i ka si binjake?

Andreas Brehme (Hamburg, 9 nentor 1960) vjen tek Interi ne 1988. Me bluzen zikalter luan 155 ndeshje dhe duke shenuar 12 gola. Me zikalterit fitoi nje kampionat, nje Superkupe dhe nje Kupe Uefa. Aventura ne Milano perfundoi ne 1992 kur u transferua ne Spanje tek Real Saragozza. Veshi fanellen e Gjermanise per 86 here dhe shenoi 8 gola. Me kombetaren shenoi penalltine fituese te boterorit ne 1990 ndaj Argjentines.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.