Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ne merkaton e janarit, Thohir do beje goditjet e tij. Dhe nese Verratti…

Gazzetta – Ne merkaton e janarit, Thohir do beje goditjet e tij. Dhe nese Verratti…
Xhorxh Gellci

Pasi te kete kompletuar ardhjen e tij tek Inter, Erick Thohir do te filloje te studioje levizjet per merkaton e janarit. Eshte e paevitueshme qe pikerisht prej sesionit dimeror manjati do te filloje te hedhe para ne projektin Inter, persa i perket fushes.

Duke konsideruar qe Thohir pelqen lojtare te rinj me kualitet, blerja e pare e epokes Thohir mund te jete Montoya i Barcelones, qe do te shkoje ne skadence kontrate ne qershor. Me te ardhura te fresketa, zikalterit mund ta marrin qe ne janar, duke mundur konkurrencen e Liverpool dhe Arsenal. Antenat jane te drejtuara edhe tek Gaston Ramirez qe luan ne Southampton, 21 vjet, talent qe Interi e kishte ndjekur dhe kerkuar prej koheve te Bolognes.

Por nuk mbaron ketu. Ne orbiten Inter mund te rihyjne edhe Ibarbo (23 vjec) por edhe Rodrigo (sulmues, 22 vjec, Benfica), Insua (24 vjec, Atletico Madrid, i ndjekur ne ndeshjen e fundit ne Champions), Obiang (21 vjec, Sampdoria) dhe Vrsaljko (21 vjec, Genoa, i ndjekur 8 muaj me pare). Me pas do te shihet se si skuadra do mbylle sezonin dhe eventualisht, me hyrjen ne Champions, emrat e Lavezzi dhe Zuniga mund te kthehen ne aktualitet. Ne fund, Nainggolan konsiderohet shume i shtrenjte.

Por Gazzetta dello Sport perqendrohet tek nje emer qe do e terhiqte shume Thohir: Verratti. Lojtari italian ishte prane Interit, Juventusit dhe i kerkuar nga Napoli. Sot, ai luan ne France dhe perfiton 2 milion plus bonuse (deri ne 3 milion gjitsej), dhe brenda nje klubi ne ristrukturim do te ishte shume mire. Sepse eshte italian, i ri dhe me prospektive. Te jete e qarte: Verrati ka pranuar projektin e PSG, por gjithsesi nuk dihet se cfare do te ndodhe. Gjithsesi, ideja e lidhur me Verrattin, pasqyron shume qarte cila eshte deshira e Interit per te marre talentet me te mire europiane dhe boterore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.