Jonathan: “Faleminderit Mazzarri, tani jam gati per Seleçaon”
Rikthimi i Jonathan. Mbrojtesi i krahut brazilian i Interit per rreth nje muaj ka larguar te gjitha kritikat duke degjuar me perpikmeri keshillat e tranjerit te tij te ri Walter Mazzarri, gje te cilen e ka zbuluar ai vete ne nje interviste tek shtypi brazilian: “Tani kam vazhdimesine qe deshiroja. Me Mazzarrin kam fituar besim ne vetvete, kam filluar mire sezonin dhe shpresoj shume qe te vazhdoj keshtu”
Autori i golit te fitores me Fiorentinen, Jonathan tani shpreson edhe tek nje telefonate nga tranjeri i Brazilit, dhe e pranon qe perprara tij ne kombetare jane lojtar te klasit boteror: “E di qe Felipe Scolari po ndjek me kujdes lojtaret qe luajne ne Europe. Per mua nuk do te jete e thjeshte, natyrisht duke pare qe perpara meje ka kampione si Maicon dhe Dani Alves qe luajne ne te njejtin rol si une. Por po punoj shume, dhe nese ndonje dite do te me jepej nje shans do te jem i gatshem ta mar persiper kete pergjegjesi.”