Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,428 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Palacio dhe Alvarez po, Icardi dhe Jonathan jo

Gazzetta – Palacio dhe Alvarez po, Icardi dhe Jonathan jo
Xhorxh Gellci

Sipas Gazzetta dello Sport, ka patur drita por edhe ndonje hije ne miqesoren e djeshme ne Rovereto kunder FeralpiSalò, qe ka mbyllur fazen e pare te pregatitjes verore. Lojtari me ne forme ka qene Palacio, i cili eshte rritur shume me kalimin e kohes, dhe ne golin e 2-0 ka bere nje gjest shume te bukur teknik. Zgjedhje kohe perfekte dhe e majte kirurgjike, e cila u ndal ne rrjete. Por sulmuesi argjentinas ju afrua golit disa here.

Dukshem me mire ka luajtur edhe Alvarez. Ulje dhe ngritje gjate lojes, por ajo qe ka rendesi eshte se ishte me konkret. Ne pjesen e dyte i eshte pershtatur edhe rolit te lojtarit te krahut. Pjesa tjeter: nje traverse, assist nga korneri per Campagnaro dhe nje pothuajse-assist per Icardi. Deri tani, mire.

Ndersa Mauro Icardi eshte dukur pak me vonese ne krahasim me te tjeret. Lojtari kishte nevoje te punonte me shume se te tjeret dhe kjo dukej. Kerkon golin, ka shume deshire, por eshte e dukshme qe kembet nuk levizin sic do te donte ai. Hap prapa edhe per Jonathan, lojtari i krahut brazilian nuk eshte vendimtar si here tjera dhe fillojne te dalin problemet e vazhdimesise. Por duhet thene se ka marre nje goditje qe ne momentet e para te ndeshjes dhe ka luajtur me dhembe te shtrenguara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.