Ranocchia: “I habitur nga Jonathan. Mazzarri eshte i madh, Roma…”
Te shtunen ne mbremje Interi do perballet me Romen per javen e shtate te kampionatit. Andrea Ranocchia, njeri nga tre mbrojtesat e formacionit zikalter, ka folur per SportMediaset per ndeshjen qe i pret zikaltrit. Ja fjalet e tij: “Barazimi me Cagliarin tani mbetet pas, po pergatitemi per ndeshjen me Romen dhe jemi ne forme te mire. Nuk habitem qe e shoh Romen aq lart, nuk merr pjese ne kupa. Ne duhet te punojme shume sepse edhe barazimi me Cagliarin ishte i pamerituar.”
Me pas disa pergjigjje per gazetarin Marco Barzaghi: “Me mire mbrojtja me 3 apo me 4? Te dyja. Me shume i habitur nga Jonathan apo Alvarez? Nga Jonathan. Mos marrja pjese ne kupa eshte nje disavantazh? Po, por me mire qe nuk luajme ne kupa, keshtu kemi mundesi te rilindim. Milan apo Juventus, kujt i frikesohesh me shume? Te dyjave. Milano apo Assisi, ke qytet preferon? Te dyja. Kush trajner te ka bere te rritesh? Pietro Montanelli ishte trajneri qe me vuri ne qender te mbrojtjes. Top player-i yne? I gjithe grupi. Mazzarri nje magjistar? Ai eshte nje trajner i madh. Si do te perfundoje Inter-Roma? Shpresoj qe te fitojme ne.”