Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,305 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pedulla – Sanchez, ja shifrat e verteta: Inter ke bere nje kryeveper me ne krye Marotten

Pedulla – Sanchez, ja shifrat e verteta: Inter ke bere nje kryeveper me ne krye Marotten
Inter Club Staff

Interi eshte me te vertete vetem nje hap larg goditjes se madhe te markatos (te dytes ne fakt, pas Romelu Lukaku).

Po flasim per Alexis Sanchez dhe goditjen me te re te Interit qe mund te zyrtarizohet ndermjet te henes dhe te martes.

Ashtu si ju kemi treguar edhe gjate dites, zikalterit tashme kane arritur nje marreveshje me lojtarin dhe po diskutojne detajet e fundit me klubin anglez per ti dhuruar keshtu Antonio Contes nje sulmues te klasit boteror.

Pas rinovimit te Edin Dzeklo, duket se Interi e ka pasur gati planin B per te kenaqur teknikun qe eshte mjaft i gezuar edhe me ardhjen e Alexis nga United.

Tashme mbetet per te kuptuar se kur do te mbyllet gjithcka sepse disa media thone te henen (neser) dhe disa te tjera te marten.

Nderkohe, sipas Alfredo Pedullas, ekspertit te merkatos italiane, ne kete cast po diskutohet vetem ndermjet lojtarit dhe United sepse keta te fundit do te paguajne pjesen me te madhe te rroges (3/4 te saj kete sezon).

Gjithmone sipas Alfredo Pedulla, “Sanchez po vjen tek Interi sipas kushteve te Interit dhe jo te Manchester United. Prandaj gjithcka eshte nje kryeveper e Marottes dhe e zikalterve.”

“Interi do te paguaje per te vetem 3-4 milione euro rroge (qe eshte vetem 1/4 ose me pak) dhe huazimi do te jete pa pagese me te drejte blerje ne favor te zikalterve.”

“Manchester United nuk ka rruge tjeter vecese te pranoje sepse perndryshe ne shtepi do te kete nje lojtar totalisht te pakenaqur dhe jashte projektit. Te pakten ne kete menyre ata do te kursejne nje pjese te rroges.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.