Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

957 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Bardi: “Ndihem i nderuar qe jam pjese e Interit. I frikesohem…”

Flet Bardi: “Ndihem i nderuar qe jam pjese e Interit. I frikesohem…”
Ardis
  • On 07/11/2013, 12:13

“Per mua do te jete nje ndeshje speciale, nje ndeshje e veshtire per Livornon. Do te perballemi me nje kundershtar qe teknikisht eshte nje nga me te mirat ne Itali, duhet te japin 110%”. Keshtu Francesco Bardi, eshte intervistuar nga Tuttosport.

Interi eshte e ardhmja juaj?
“Une jam i nderuar qe jam pjese e Interit, dhe eshte nje nder gjithashtu qe kartoni im eshte ne pronesi te nje shoqerie me te rendesishmet ne Europe, por tashme jam i perqendruar tek Livorno, skuadra e qytetit tim dhe do te jap gjithcka per kete bluze deri ne fund te sezonit”.

Cfare duhet te beje Livorno per te dale nga fusha me nje rezultat pozitiv?
“Duhet te leme menjane emocionet qe do te luajme ne nje stadium te madh si San Siro. Kur te zbresim ne fushe te jete pa ndonje tension te madh, qe gjeneron frike, mund te kemi forcen per ti shkaktuar bezdisje kundershtarit”.

Per ju do te jete nje debutim ne San Siro?
“Po. Kam qene dy here i ulur ne pankine, kur ne 2009-2010 u huazova tek skuadra e pare e Livornos: duhet te them qe eshte nje stadium impresionant”.

Mbase nje dite do te jete i juaji. Tashme tek Interi luan Handanovic: eshte nga me te miret ne bote?
“Po. Ne stervitjen verore te 2012, kur ishte ne pankine Stramaccioni, nje teknik qe me pelqen, kam pasur kenaqesine te njoh Samir dhe te stervitem me te. Dua te them qe pervec aftesive teknike shume te mira, me ka habitur edhe qendrimi i tij profesional. Shume i impenjuar dhe i dedikuar ndaj cdo gjeje”.

Nje vit me pare keni ‘rrembyer’ ndonje sekret nga Julio Cesar?
“Jane te dy kampione te medhenj dhe kam kerkuar te kap cdo aspekt. Jane te ndryshem, por mendoj se kush ben sezoni te mira ne Serie A eshte per tu admiruar. Portieret e medhenj jane ata qe arrijne te kene nje rendiment konstant, duke bere sa me pak gabime, sepse te gjithe, heret apo vone, bejne gabime”.

Po sezonin e Interit si e vleresoni?
“Zikaltrit kane nje ekip kompetitiv, mund te arrijne lart. Me Mazzarrin kane marre nje trajneret me te mire ne qarkullim”.

Tek Interi nuk do te jete Milito, por Palacio: a eshte ai numri 1 i frikshem?
“Une kam frike te gjithe Interin, jo vetem nje. Nese fokusohemi vetem tek Palacio, do te jete e dhimshme”.

Per ta mbyllur, midis modeleve tuaja eshte edhe Buffon: do tju pelqen te benit porierin e trete ne Boterorin ne Brazil?
“Nuk e mohoj qe Buffon eshte idhulli im, do te jete perhere: nje si ai lind cdo nje mije vjete. Boterori? Duhet te mendoj vetem per Livornon dhe te permisohem, sepse jam akoma shume i ri. Dhe gjithsesi Kombetaren time e kam: duhet te arrij nje Europian me Under21″.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags