Thohir vjen te premten dhe largohet te henen. Ne axhenden e tij…
Eshte gjithcka gati per rikthimin e tij ne Itali. Erick Thohir do te jete ne Milano ne javen e fundit- do te vije te premten(dhe jo te enjten sic eshte lajmeruar) ne mengjes ne Malpensa– dhe ka fiksuar largimin per te henen, ne fillim te javes tjeter, sic tregon dhe fcinter1908.it. Do te vendoset edhe kesaj radhe ne Hotel Armani, vend qe e ka zgjedhur edhe ne ditet e meparshme.
Impenjimi i tij me i rendesishem eshte ai i fiksuar ne axhenden e tij( nuk mund te perjashtojme qe do te kete impenjime te tjera, do te takoje bashkpunetore dhe drejtues) dhe per te nenvizuar eshte ndeshja e tij e pare si president i Interit ne San Siro. Nje debutim ku ka zgjedhur te rrethohet ne tribune nga lojtare te Interit te kaluar edhe ata qe kane luajtur vetem nje here per ngjyrat zikalter: ishte nje iniciative e tij, i ka ftuar, i do me te dhe shume kane pranuar: nga Bergomi tek Toldo, duke kaluar tek Pagliuca, Di Biagio, Corso dhe Domenghini.