Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cds- Thohir, telefonatat nga Xhakarta nuk mjaftojne: tani Mazzarri nuk duhet lene vetem…

Cds- Thohir, telefonatat nga Xhakarta nuk mjaftojne: tani Mazzarri nuk duhet lene vetem…
Donald Elmazi

Edhe Corriere dello Sport prek temen e pakenaqesise ne shtepine Inter, duke kaluar vemendjen mbi Erick Thohir. “Nje xhentellmen nga Xhakarta qe ka shpenzuar 250 milione per te marre Interin, nuk mund te ngreje telefonin dhe te qahet per arbitrat si te ishte Mazzarri. Pikerisht kriza teknike e skuadres, 18 pike larg juves dhe 8 pike larg Championsit, jashte kupes se Italise sic nuk kish ndodhur qe prej 10 vitesh, i ofron Erick Thohirit ne nje pjate alumini( nuk eshte kohe e argjendte) rastin historik per tu bere me te vertete padron i Interit, tani qe jane larg ditet e cajit me gazetaret. Interi eshte ne mes te nje kalimi epokal: nuk jane me fjalet e Morattit, senatoret jane ne perendim dhe nje gjenerate e re nuk eshte. Tekniku, profesionist shume i mire, njohes i mire i futbollit por eshte i vetem, po rreshket gjithmone tek ato alibi qe sjellin paralizen. Sigurisht, penalltite. Por Mazzarri prej kohesh i analizon ndeshjet me bezdisje, sikur ti sherbente nje vere mediokre miqve te bezdisshem. Ka arritur ne piken te justifikoje lojen e Udinezes ne baze te eksperimenteve kur ne fushe kishte njerez qe kishin 40 vjet (Zanetti) dhe nje miniskuader me 30 vjecare(Samuel, Campagnaro, Mudingayi) ku i ka shtuar dhe te riun Milito. Te shkarkosh cdo here pergjegjesite do te thote te pranosh qe je i pafuqishem, mesazh i rrezikshem per skuadren dhe shoqerine edhe pse ne anen tjeter te botes. Pikerisht ne mungese te nje personazhi karizmatik si Mourinho, figura e Thohir behet decizive. Ta gjykosh ne janar eshte e padrejte sepse ne merkaton dimerore eshte e veshtire te behen blerje te goditura, por kujdes eshte vitit i Boterorit, ka shume lojtare qe duan vetem te luajne dhe dicka do te ndodhe. Eshte kuptueshme qe Thohir pret qershorin per te investuar seriozisht ne nje projekt te ri, qe ndoshta -eshte nje e drejte e tij- perfshin nje teknik jo te zgjedhur nga paraardhesi i tij, po te jape nje sinjal, te mos qendroje ne largesi, te jete prezent, te jete ai me ne fund Interi, nese jo me nje goditje te shkelqyer te merkatos (edhe pse e duam) atehere as me nje zile telefoni”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.