2,447 views
Sky – Inter, tete lojtare ne skadence kontrate: Do te qendroje vetem njeri!
Jane tete lojtaret e Interit qe i skadon kontrata, dhe shtate prej tyre do te largohen nga klubi zikalter ne fund te sezonit. Sipas SkySport, ne fakt, klubi do ti lere te largohen lojtaret per arsye te ndryshme pothuajse te gjithe lojtaret qe i skadon kontrata ne qershor: Milito, Samuel, Zanetti, Mudingayi, Mariga, Castellazzi dhe Chivu do te largohen nga Pinetina.
I vetmi qe pritet te qendroje nga ‘garda e vjeter’, dhe mbi te gjitha ne rast se Mazzarri do te jete tranjer i Interit, eshte Esteban Cambiasso, i cili eshte me i ri se koleget dhe qe kete sezon ka luajtur me mire se ta.