Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,160 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Infront-Inter, 80 milione euro baza minimale. San Siro: lamtumire unaza e trete

Infront-Inter, 80 milione euro baza minimale. San Siro: lamtumire unaza e trete
Ardi Deda

Inter leviz me intensitet te larte, per nje periudhe afatshkurter por edhe afatgjate. Marreveshja e zyrtarizuar sot me Infront i jep nje frymemarrje te madhe shoqerise ziikalter, e cila do te perfitoje 80 milione euro per kater vitet e ardhshme. Por keto 80 milione euro jane minimumi i garantuar nga Infront.

Kjo shifer, ne fakt, mund te rritet ne baze te te ardhurave qe Inter do te marrre nga sponsor te ndryshem per kater vjecarin e ardhshem. Nder te tjera, marreveshja me Infront do te jete pjese e garancive qe Erick Thohir do ti propozoje bankave per te marre kredine 230-250 milione euro te nevojshme per te shlyer borxhet e lena nga Massimo Moratti dhe per shpenzimet e menaxhimit te shoqerise.

Por nuk kemi vetem bankat dhe marketing ne axhenden e Thohir. Ceshtja e stadiumit, ne fakt, mbetet ne rend te dites edhe pse Inter nuk ka qellim te beje hapa te metejshem deri ne 2016. Ky eshte viti qe mund te shenoje nje kthese dhe ndarjen perfundimtare te dy shoqerive milaneze. Milan tashme synon te ndertoje nje stadium te ri.

Inter, te pakten per momentin, nuk duket se ka per qellim te ndjeke kete rruge dhe po orientohet drejt ristrukturimit dhe rinovimit te stadiumit San Siro. Te dhenat flasin qarte: Inter eshte skuadra e pare ne Itali me me shume abonente dhe spektatore. Qellimi i shoqerise eshte ajo per te hequr dore nga unaza e trete e stadiumit per te pasur nje stadium me me pak kapacitet por i mbushur vazhdimisht plot. Unaza e trete ka nje kapacitet prej 19.545 vende, keshtu San Siro do te kete me pas rreth 60.000 vende, duke qene keshtu me funksional dhe me modern pas ristrukturimit.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.