Bolingbroke hyn fuqishem ne boten Inter: Jo vetem administrator delegat, por…
Kur doli ne pah lajmi i largimit te “bujshem” nga Manchester United per te Interi, ne Angli ishin te sigurte: Michael Bolingbroke po largohej nga nje klub prestigjoz si Red Devils sepse tek Interi do te kishte nje rol me prestigj nderkombetar, nje rol te rendesishem, madje akoma me te rendesishem se ai qe kishte mbuluar ne Manchester.
Ne ne fakt Bolingbroke do te jete zyrtarisht ne boten zikalter qe nga fundi i ketij muaj e nuk do te jete thjesht administratori delegat i Interit. Bolingbroke, sic shpjegon Gazzetta dello Sport, do te jete administrator delegat i ISC (International Sports Capital), ose me sakte shoqeria ndermjet te ciles Thohir rregullon projektet e tij sportive.
Nje rol i rreshtit te pare ky keshtu per Bolingbroke i cili quhet nga Anglezet nje magjistar i fitimeve.