Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

490 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shqyrtim: Inter-Stjarnan – Fitorja 3-0 ve mburojen, por nuk ben te gabohet. Tani nevojitet Osvaldo me i mire…

Shqyrtim: Inter-Stjarnan – Fitorja 3-0 ve mburojen, por nuk ben te gabohet. Tani nevojitet Osvaldo me i mire…
Bujar Berishaj

Eshte debutimi sezonal i Interit ne Meazza. Zero miqesore ne San Siro, qe i jep mundesine tifozeve zikalter te prezantohen sonte. 3-0 ne Islande ve ne mbrojtje surprizat, qe veshtire qe mund te llogariten.

TAKTIKA – Mazzarri nuk ndryshon: mbetet skema 3-5-1-1 megjithese me nje interpretim ndryshe. Do te jete hera e pare ne San Siro per M’Vila qe do te veproj para mbrojtjes, hera e pare do te jete edhe per Osvaldon. Titullaret e sigurt te zbuluar nga Mazzarri dje ne konference per shtyp jane Carrizo, Nagatomo dhe Andreolli. Pushim per Handanovic, Vidic dhe ndoshta Jonathan. Ne krahun e djathte i favorizuar eshte D’Ambrosio gjithashtu eshte e mundshme te shohim Kuzmanovic ne mesfushe si i brendshem se bashku me Kovacic. Pas Osvaldo, me Alvarez dhe Bottan qe jane larguar, do te luaj Hernanes. Jashte jane Medel dhe Palacio qe nuk jane ne liste, ashtu si Dodo.

KUNDERSHTARET – Tekniku Sigmundsson i ka te gjithe ne dispozicion, duke konfirmuar keshtu 4-2-3-1 per ndeshjen ne San Siro. Per te permbysur nje 0-3, ne fakt, duket e pamundur.

RREZIQET – Sic eshte konfirmuar ne ndeshjen ne Rejkjavik, lojtari me i rrezikshem mbetet Finsen, do e filloj ne te majte. Gunnarsson nderkohe ka shfaqur nje renie si fizike ashtu dhe teknike. Rreziku mund te vij edhe nga pankina, me Toft gati per tu futur.

KU TE GODASIM – Mbrojtja bardhekalter nuk mund te jete e qete me portierin Jonsson, duke pare qe vuan ne te gjitha nivelet. Inter mund te jete i rrezikshem me topat ne toke dhe topat ne ajer. Me pak fjale, Vemmelund, Rauschenberg, Laxdal dhe Arnason nuk paraqesin nje linje solide. Eshte teresisht e kunderta.

SYTE MBI – Osvaldon. Pas debumtimit me PAOK dhe iniciatives se shkelqyer ne Islande, sot italo-argjentinasi duhet te tregoj se ka arritur kondicionin adekuat per te konkurruar per nje vend titullari kunder Torinos. Palacio eshte jashte per shkak te nje lendimi ne kavilje, Botta dhe Alvare nuk jane me lojtar te Inter dhe tani ish-lojtari i Southampton do duhet te gjej nje rol kyc ne nje afat te shkurter kohor, te cilin ai ndoshta sa qe e ka imagjinuar.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-1-1): Carrizo; Andreolli, Ranocchia, Juan Jesus; D’Ambrosio, Kuzmanovic, M’Vila, Kovacic, Nagatomo; Hernanes; Icardi.
Pankina: Handanovic, Vidic, Jonathan, Guarin, Obi, Bonazzoli, Icardi.
Trajner: Mazzarri.

STJARNAN (4-2-3-1): Jonsson; Vemmelund, Rauschenberg, D. Laxdal, Arnason; A. Johansson, Runarsson; Bjorgvinsson, Punyed, Finsen.
Pankina Johannesson, J. Laxdal, Aegisson, Blondal, Palsson, G. Johannsson, Toft.
Trajner: Sigmundsson.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.