NOTAT: Mire dy qendermbrojtesit, Gnoukouri pa frike. Tani eshte kthyer Hernanesi i vertete
Handanovic 6: Nje goditje e Suso e konfirmon qe ai eshte ne ndeshje, per pjesen tjeter eshte i papune.
D’Ambrosio 5,5: Zbret rregullisht por gabimet vazhdojne te jene me te vertete te shumta.
Vidic 6,5: Vazhdon te luaj ne nje nivel duke i bere te pakuptueshme paraqitjet e meparshme.
Ranocchia 6,5: Nje ndeshje prej nje kapiteni te vertete. E vuan Menezin vetem ne nje rast, per pjesen tjeter mbulon pa ndonje problem.
Juan Jesus 5,5: Nje pjese e pare e rishikuar, pergjate nje periudhe qe eshte gjithcka tjeter pervec brilante. Rritet ne pjesen e dyte por ka disa pasaktesi.
Gnoukouri 6,5: Aspak frike, nuk frikesohet nga nje San Siro i stermbushur. Vleresohet dhe jo pak per personalitetin dhe lojen. Do te rritet.
Medel 6,5: I gjen shoket e repartit me te cilet nuk eshte mesuar te luaj, dirigjon operacionet ne mesfushe me zel dhe mbulon si zakonisht me nje taktike te zakonshme.
Kovacic 6: Luan nje fillim loje te mire, edhe pse e humb dyshen Abate-Suso ne ndonje rast. Ne pjesen e dyte bie deri kur zevendesohet me Shaqirin.
Hernanes 7: Pelqehet gjithmone e me shume. Ka gjetur rolin e tij, e ndjen ritmine duhur dhe provon te luaj vazhdimisht. I mire me kembet, Interi ka nevoje per te.
Icardi 6: Ndonjehere tenton te fshihet pak por ben nje pune te madhe per shoket dhe kerkon edhe golin.
Palacio 6: Prekja para Diego Lopez eshte me shume per te ardhur keq se gjithcka tjeter, tregon kokefortesine e tij dhe deshiren e pashtershme.
Obi 6: Zevendeson Gnoukourin dhe kujdeset te mos humb shoket dhe topat.
Shaqiri 6: Futet ne fushe ne vend te Kovacic dhe me disa vertikalizime i ve shoket tek porta. Nuk didskutohet.
Mancini 6,5: Skuadra luan per fitore dhe eshte e vetmja skuader ne fushe qe luan per te fituar. Pas rikthimit te Milan ne gjysmen e pjeses se dyte, rikarikon baterite dhe ne pjesen e dyte eshte nje ndeshje unike. Puna e bere me Gnoukourin eshte e mire, i pregaditur.