Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Micciche, zëvendës presidenti i Palermos: “Dybala do të largohet, Interi do të provojë. Por janë shumë klube që e dëshirojnë”

Micciche, zëvendës presidenti i Palermos: “Dybala do të largohet, Interi do të provojë. Por janë shumë klube që e dëshirojnë”
Rinor Sopaj

Zëvendës presidenti i Palermos, Guglielmo Micciche, i intervistuar nga Radio Sportiva, ka folur për të ardhmen e Paulo Dybalas, sulmuesi i cili është një temë e nxehtë e afatit kalimtar të verës: “Largimi i tij është një argument i cili po vazhdon të rritet, e di. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm i cili i ka të gjitha karakteristikat për t’u shëndërruar në një lojtar të shkëlqyeshëm. Është një djalosh fantastik. Kanë kërkuar shumë skuadra informacione për gjendjen e tij, kam dëgjuar që edhe Interi është duke e ndjekur dhe se do të provojë, por aty janë edhe shumë skuadra të tjera. Maurizio Zamparini po merret personalisht me të gjitha klubet e interesuara. Dybala me siguri që do të largohet nga Palermo, ndërsa ne duhet ta gjejmë zëvendësimin e duhur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.