Ausilio, sulm në Brazil: shfaqet përsëri Pato. Il Papero një mundësi low cost, mund të bëhet për…
Udhëtimi i Piero Ausilios në Amerikën Latine nuk ka qenë i kufizuar vetëm në Argjentinë. Sipas la Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv zikaltër ka bërë edhe një ndalesë në Brazil. Zyrtarisht për të vëzhguar disa të rinj me perspektivë, mirëpo duke parë vështirësitë për ta gjetur një alternativë të Dybalas, nuk mund të përjashtohet si pretendent për sulmuesin e dytë, Alexandre Pato. Në fund të fundit ish-lojtari i Milanit i përgjigjet kërkesave të Mancios: i adaptuar dhe i aftë për të shënuar të paktën 15 gola dhe tashmë emri i tij lidhet përsëri atë të Interit. Në huaziim nga Corinthias në San Paolo deri në fund të muajit dhjetor, Pato (nëntë gola dhe pesë asiste në turneun e fundit) ka një klauzolë prej dhjetë milionësh, mirëpo me shtatë mund të mbyllet.