Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,083 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere dello Sport – Thohir kerkon sponsor: ne projekt nje “Casa Inter”…

Corriere dello Sport – Thohir kerkon sponsor: ne projekt nje “Casa Inter”…
Bujar Berishaj

Jo vetem merkato e lojtareve ne kete faze, por edhe ato qe lidhen me partneritetin ne nivelin ekonomik. Sic raporton Corriere dello Sport, presidenti zikalter Erick Thohir eshte duke kerkuar sponsor te rinj per te avancuar nje ide te ngjashme me ate te Casa Milan:

“Idea eshte ne konsiderate prej kohes, por ne kohet e fundit kerkimi i nje lokacioni te ri eshte bere me intensiv dhe mbi te gjitha eshte perqendruar ne qender te Milanos ku megjithate per te gjetur madhesine e duhur nuk eshte aq e lehte. Udheheqesit zikalter per momentin nuk duan nje zone periferike.”

Sa i perket tratatives me Pirellin, me te cilen skadon ne qershorin e 2016 ka disa probleme: “Nje rinovim shumevjecar duket se eshte perjashtuar nga politika e pronareve te rinj qe ne te njejten kohe, te sapo ardhur, nuk duan te japin ndjesine e prerjes se lidhjes me partneritetin me te rendesishem italian te grupit. Alterativa? Eshte i mundshem rinovimi per nje vit, por per momentin nuk ka akord mbi shifrat, apo mosqendrueshmeria e Pirellit me si nje sponsor kryesor. Per nje zevendesim te mundshem nga 2016 e tutje, nga Indonezia filtrohen kontaktet e Thohir me Garuda, kompani ajrore indoneziane qe eshte e lidhur me Liverpool, dhe me nje kompani gomash.”

Ne rreshtin e fundit te gazetes romake lexohet mundesia e ndryshimit ne momentet e fundit sa i perket makinave, pasi qe Alfa Romeo dukej ne avantazh te thelle: “Tratativa me Alfa Romeo, partneri potencial per makinat e klubit zikalter, mbetet ne kembe, por ekziston edhe nje tjeter mundesi: Infront ka paraqitur nje oferte interesante te Audi, sponsor i Milan. Milanezet kundershtar ne fushe dhe… motra ne makina? Ndoshta do te kuptohet me shume me rastin e work shop-it te sponsoreve zikalter qe do te mbahet nga 18 deri me 20 qershor ne Porto Cervo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.