GdS – Kush eshte Caner Erkin? Ja profili i lojtarit turk:
Pas Baneges, Inter ka mbyllur marveshjen edhe me Caner Erkin. Kjo marveshje eshte mbyllur qe prej disa javeve, dhe sic konfirmon Gazzetta dello Sport, pas vizitave mjekesore mbrojtesi turk do te firmose nje kontrate 3-vjecare me nje page prej 2 milion eurosh ne sezon. Kjo gazete ka shkruar edhe per profilin e Erkin:
“Eshte nje lojtar qe nuk i pelqen te dal kurre ne media jeta e tij private. Eshte nje i majte i lindur, me pare mbronte shume por me kalimin e kohes ka fituar eksperience dhe di te sulmoj shume mire. Kete vite trajneri Vitor Pereira e ka alternuar me te riun tjeter Hasan Ali Kaldirim. Erkin eshte shume i zoti ne fazen mbrojtese, shume agresiv, ekspert dhe shtyn mire perpara. Ndersa persa i perket jetes jasht fushe, para pak kohesh eshte ndare nga bashkeshortja, dhe kerkon te kaloje sa me shume kohe me te birin e tij Cinar”.