Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

296 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alvaro Pereira: “Te largohesha nga Porto per tek Interi ka qene gabimi me i madh i karrieres sime: ja pse.”

Alvaro Pereira: “Te largohesha nga Porto per tek Interi ka qene gabimi me i madh i karrieres sime: ja pse.”
Inter Club Staff

Ai mbase ka qene nje nga lojtaret me te tmerrshem qe ka luajtur tek Interi ne periudhen pas tripletes. 

Nuk ekziston asnje tifoz i Interit qe nuk i mban mend paraqitjet katastrofale te Alvaro Pereria, lojtarit uruguajan qe nga 2012 deri ne 2015 ka qene ne pronesi te Interit.

Edhe pse ai ishte nje nga blerjet me te shtrenjta te pas 2010, ai deshtoi totalisht qe te justifikonte parate e shpenzuara per te.

Por me sa duket, diten e djeshme ai ka dhene nje interviste te gjate per te perditshmen portugeze Record.

Ai eshte ndalur duke folur me shume pendese per transferimin e tij nga Porto tek Interi ne vitin 2012 pas 3 vitesh ne Portugali.

“Porto per mua ka qene klubi ku kam qene me i lumtur se kudo tjeter. Nje mrekulli cdo dite qe kam shpenzuar atje.”

“Kane qene me te vertete tre vite shume te bukura ku luaja edhe si titullar dhe luaja mjaft mire ne pergjithesi.”

“Te largohesha nga ajo skuader ka qene gabimi me i madh i karriers sime. Shkova tek Interi dhe humba totalisht rrugen.”

“Nese do e kisha edhe nje here ate mundesi, nuk do te largohesha kurre. Ka qene nje gabim per te cilin edhe sot e kujtoj me pendese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.