Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,174 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Candreva jep shkendijen, Kondogbia calon. Mbrojtesit e krahut, jo mire

NOTAT: Candreva jep shkendijen, Kondogbia calon. Mbrojtesit e krahut, jo mire
Bujar Berishaj

Interi, edhe pse i shkoj shume afer, nuk arriti te gej rrugen e fitores as ne javen e dyte dhe keshtu duhet te pres javen e trete dhe ndeshjen kunder Pescares per ta kerkuar tre pikeshin. Me poshte keni edhe notat e ndeshjes:

HANDANOVIC 6: Testohet menjehere nga Goldaniga, per pjesen tjeter nuk duhet te bej shume.

D’AMBROSIO 5: Ne pjesen e pare e fton ate, se bashku me Santon, te dalin para dhe te mbeshtesin aksionin. Rezultatet jane modeste.

MIRANDA 6,5: Pervec kur Goldaniga rrezikon, nuk gabon me asnjehere.

MURILLO 6: Pak i ashper por nuk vuan ndaj sulmuesve kundershtare.

SANTON 5,5: E nis nga fillimi dhe ben nje ndeshje normale. Ne fund, De Boer eshte i kushtezuar ta largoj nga loja per shkak te gjendjes fizike. Mund te jete i dobishem.

MEDEL 6: Provon te bej mezzalan, ai qe mezzala nuk eshte. Eshte ne poziten e duhur tre here por nuk eshte njeriu i duhur.

BANEGA 6,5: Veprimet e duhura behen gjithmone nga ai. Thelbesor.

KONDOGBIA 5: Nuk eshte ne diten me te mire dhe shihet. Calon ne mesfushe dhe gabon disa pasime.

EDER 5,5: Krijon dicka por ne pergjithesi eshte shume konfuz.

ICARDI 5,5: Luan nje ndeshje jo te mire deri te goli. Pa dyshim, goli i rrit noten por nuk mjafton qe ndeshja e tij te behet e mjaftueshme.

PERISIC 6: Ndonje aksion i mire, me te ashprin Rispoli qe luan ne krahun e tij, qe vrapon shume. Ai e sfidon pa frike por shpesh humb.

CANDREVA 7,5Ben diferencen kur futet. Krosime, raste. Ben gjithcka qe shoket vuajne te bejne.

MIANGUE 6: Inkuadrimi i tij eshte sinjali qe Interi ka nje problem, ai i mbrojtesve te krahut.

DE BOER 5,5: Skuadra krijon raste por perballe eshte nje prej skuadrave me te dobeta te Serie A. Nuk bindin Kondogbia e Medel si mezzala, nuk bind zgjedhja per te mos bere zevendesimin e trete. Tani do te jete pauza dhe pastaj Pescara e Juventus. Koha nuk eshte ne anen e tij por rastet per t’u humbur nuk jane te shumta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.