NOTAT – Gnoukouri-Miangue bindes. Ranocchia, mekat per golin por ndeshje e mire. Perisic nje shigete
Nje barazim 1-1, qe ne fund mund te ishte edhe nje fitore nese Andrea Ranocchia do te kishte me shume fat. Keto jane notat e ndeshjes Inter-Bologna:
HANDANOVIC 6,5: Shpeton rezultatin kur Interi kerkon golin e fitores dhe nuk eshte ne ekuiliber.
SANTON 6: Ja del mire ne te djathte duke ndihmuar edhe Candrevan, qe eshte i pandalshem.
MIRANDA 6,5: Udheheq shume mire mbrojtjen, me shoket e repartit qe jane te rinj ose per t’u rekuperuar.
RANOCCHIA 6: 15 minutat e para te japin infarkt. Pastaj kap ritmin dhe rritet vazhdimisht duke treguar edhe karakter. Shpeton skuadren disa here me nderhyrjet ne mbrojtje dhe i afrohet edhe golit te fitores ne fund. Nuk eshte me fat por mbetet nje ndeshje e mire ne pergjithesi.
MIANGUE 6,5: Luan mjaft mire! Nje kombinim fiziku dhe kualiteti, pa harruar driblimet qe marrin duartrokitjet e San Siros.
MEDEL 5,5: Kete here duhet te ndertoj dhe shkaterroj, duke vuajtur detyren. E ka me te lehte kur Joao Mario dhe Banega luajne me te.
KONDOGBIA 4: 27 minuta katastrofale, para se De Boer ta zevendesoj. Duhet te tregoj karakterin per te fituar vendin e titullarit.
CANDREVA 7: Nuk ndalet. Cdo top i prekur krosohet ne mes, ndonjehere edhe pa saktesi por e ben me vazhdimesi. Nje prezence bindese ne fushe.
BANEGA 6: Ndeshje e mjaftueshme e argjentinasit por zevendesimi i tij nuk bind. Kur ai del skuadra zgjatet shume. Esencial, sidomos pa Joao Marion.
PERISIC 7: Kur nderron marshin, mbrojtesit luten qe ta kapin. Thjesht i pakapshem. Dhe goli eshte shume i bukur. Nje lojtar me shume.
ICARDI 5,5: Ndeshja ishte per noten gjashte deri ne momentin kur i vjen ai top dhe ai nuk arrin ta gjuaj ne porte. Nje gabim qe nuk e shohim shpesh te ai.
GNOUKOURI 7: Futet dhe udheheq mesfushen, sa qe Medel shpejt menjanohet per t’ia lene atij detyren e shperndarjes se topave.
EDER 5: Futet por nuk ndikon. Ndonjehere krijon edhe konfuzion ne sulm.
GABIGOL 5,5: Futet ne nje moment te komplikuar te ndeshjes, me skuadren qe nuk eshte ne ekuiliber. Ndikon pak.
DE BOER 6: Pas 20 minutash konfuzioni, skuadra fillon te dominoj kundershtarin. Guximtar dhe bindes me futjen e Gnoukouri ne loje, i drejte ai i Gabigol, duket i tepert me ate te Eder. Skuadra ka humbur me Banegan jashte. Por loja eshte dhe ne fund fitorja do te ishte e merituar.