Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

571 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar: “Me Interin do te firmosja perjetesisht: ja pse! Tani me De Vrij jemi me te forte.”

Skriniar: “Me Interin do te firmosja perjetesisht: ja pse! Tani me De Vrij jemi me te forte.”
Inter Club Staff

“Une jam mire ne Milano me Interin, fjalet e tjera jane kotesia”.

Perseri ai, perseri Milan Skriniar. Sllovaku i cili eshte ne grumbullim me kombetaren e tij, ka folur per Gazzetta dello Sport dhe nuk e ka fshehur deshiren e tij per te mos u larguar nga zikalterit.

Shume te konsiderojne nje nga mbrojtesat me te mire ne qarkullim ne nivel boteror.

“Sigurisht qe komplimentat te gezojne, por nuk duhet te harrojme lojtaret dhe djemte e mrekullueshem si Miranda dhe Ranocchia, sepse te gjithe ne kemi bere nje sezon te madh.”

Mos harro se atyre do i shtohet edhe De Vrij…

“Nje lojtar shume i forte qe me Lazion ka bere nje sezon te mrekullueshem. Rendimentin e tij e kemi pare te gjithe. Per ne eshte nje blerje shume e rendesishme dhe nuk ka se si te mos jem i lumtur. Pa dyshim qe do te jape kontributin e tij per te rritur akoma me shume skuadren.”

Ju te dy cift: tifozet po enderrojne qe tani…

“Mund ta bejne, por me ne te dy vetem nuk shkohet askund. Kete gje e ka treguar pikerisht Interi ne sezonin qe sapo u mbyll. Eshte grupi ai qe ben diferencen. Vlera e vertete e shtuar na ka bere qe te arrijme me ne fund ne Champions League.”

Por duket se skaudrat e medha ne Europe nuk deshirojne te dorezohen per ty…

“Nuk i njoh dinamikat e merkatos e nuk flas aspak per to. Nuk e di nese Barcelona apo skuadra te tjera me duan. Dua te jem i sinqerte e mbase u bera perserites: mua nuk me intereson  te largohem. Ne koken time eshte vetem Interi.”

Cili eshte objektivi?

“Do te duhet qe te punojme shume per te reduktuar distancen me skuadrat perpara. Ne sezonin e kaluar kane qene me stabel, ndersa ne na ka munguar pikerisht kjo.”

Fjala ‘kampionat’ a eshte e ekzagjeruar?

“Nje klub si ky i joni duhet te luftoje gjithmne per maksimumin. Duam te qendrojme aty lart dhe te luftojme deri ne fund, pastaj te shohim cdo te ndodhe.”

Po ne Europe, cfare ambicjesh?

“I njejti diskutim, do te japim gjithcka. Interi luan gjithmone per maksimumin e objektivave. Ishte e rendesishme te riktheheshim ne Champions pas shume vitesh, ishte objektivi i te gjitheve: skuadra, tranjeri, shoqeria dhe publikut.”

Si e imagjinoni San Siron ne mesjave?

“Do te jete bukur te degjohet ajo muzika e bukur ne stadiumin tone, mezi po pres te shijoj ate nete bashke me tifozt tane: ata e meritonin Championsin me shume se te gjithe ne.

Per tifozet e Interit ti je nje idhull i padiskutuar…

“Ndermjet meje dhe popullit zikalter ka pasur gjithmone nje ndjenje te mrekullueshme, qe prej fillimit. I falenderoj shume sepse kane qene per ne njeriu i 12 ne fushe.”

Do te firmosnit perjetesisht me Interin?

“Nuk eshte dicka e pamundur. Shikoj shokun tim Marek Hamsik qe tek Napoli eshte bere nje flamur i kesaj skaudre. Pse nuk duhet te ndodhe e njejta gje edhe me mua? Ketu jam mire, nuk ka asnje motiv per tu larguar. Patjeter qe do te firmosja perjetesisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.