Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

874 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset – Inter, gjendet celesi per Lukaku: ja oferta qe pritet te binde United

SportMediaset – Inter, gjendet celesi per Lukaku: ja oferta qe pritet te binde United
Inter Club Staff

Romelu Lukaku vazhdon te jete objektivi numer nje per sulmin e Interit. 

Ashtu si eshte treguar vetem pak minuta me pare nga Sport Mediaset, kanali me tematike sportive ne Itali, ne fakt, zerat e fundit se Interi po mendon te terhiqet nga objektivi Lukaku nuk jane aspak te vertete.

Sipas Sport Mediaset, e verteta eshte komplet e kunderta dhe Interi me sa duket po mendon nje levizje surprize dhe sipas tyre mund te kete gjetur edhe celesin qe Manchester United te pranoje oferten per belgun.

Nga 60 milione euro plus bonuse, ne fakt Marotta po mendon te shkoje deri ne 70 milione plus bonuse.

Kjo oferte e re do te mbante gjalle endrren e Contes per te pare ish-lojtarin e Everton ne Milano me ngjyrat zikalter.

Por nuk perfundon ketu: gjithmone sipas asaj qe thote Sport Mediaset, ne fakt, celesi i vertete mund te jete Matteo Darmian i cili mund te perfshihet ne kete marreveshje dhe mund te behet keshtu nje pakete totale me dy lojtare ku Interi normalisht do te ofroje me shume.

Ne kete menyre, zevendes presidenti i Red Devils, Woodward mund te pranoje sepse ai jo vetem po kerkon qe te perfitoje sa me shume nga shitjet, por edhe deshiron te zvogeloje skuadren nga lojtaret qe jane jashte planeve te United e kjo do te ishte nje menyre e mire per te larguar Darmian.

Lukaku nderkohe mbetet objektivi numer nje i Interit. Conte mund te vazhdoje te enderroje sepse Interi nuk eshte terhequr aspak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.