Sky – Ky do te jete Inter 2018-2019: nje formacion i denje prej Championsi per Spallettin
Edhe pse jemi ne mes te merkatos, kane filluar qe tani qe te hidhet hipotezat e para per formacionin e Interit sezonin qe vjen.
De Vrij, Asamoah dhe Lautaro Martinez duken si blerje te nje sesioni tjeter merkatoje, duke pare se Interi i ka blere ata qe muaj me pare dhe ka mbyllur cdo gje me agjentet e tyre.
Tani, Luciano Spalletti, po pret me padurim qe te kete ne dispozicion nxenesin, ‘alienin e tij’: Radja Nainggolan.
Operacioni me Romen duket i mbyllur dhe tani duhet pritur vetem qe te zyrtarizohet Ninja tek Interi i cili do te luaje pas shpines se Mauro Icardit ne rolin e trekuartistit qe Spalletti e ka perdorur edhe ne Rome.
Por me cfare formacioni do te luaje Interi sezonin qe vjen? Endrrat e medha te merkatos se Interit jane Mousa Dembele dhe Malcom ne kete moment, e keshtu do te ndertohej nje formacion 4-2-3-1 prej Championsi.
Kjo ka qene hipoteza e hedhur sot nga Sky Sport te cilet jane munduar te krijojne Interin e 2018-2019.
Le ti marrim te gjithe lojtaret titullare te sezonit te ri sipas Sky Sport me radhe.
Formacioni eshte nje 4-2-3-1.
Ne porte, Samir Handanovic.
Ne krahun e djathte te mbrojtjes, Danilo D’ambrosio.
Ne qender te mbrojtjes, Milan Skriniar
Ne qender te mbrojtjes bashke me sllovakun, Stefan De Vrij
Ne krahun e majte te mbrojtjes, Asamoah
Ne qender te mesfushes, Marcelo Brozovic
Ne qender te mesfushesh perkrah kroatit, Mousa Dembele
Ne krahun e majte te sulmit, Malcom
Trekuartist Il Ninja Nainggolan
Ne krahun e djathte te sulmit, Ivan Perisic
Ne qender te sulmit, kapiteni Maurito Icardi.
Nderkohe, kjo eshte edhe paraqitja grafike e formacionit: