Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato – Largohet edhe Karamoh nga Interi? Ne kete moment klubi eshte ne bisedime…

Merkato – Largohet edhe Karamoh nga Interi? Ne kete moment klubi eshte ne bisedime…
Inter Club Staff

Vazhdojne kontaktet e panumerta te Interit dhe Genoas ne kete merkato. 

Duket se dy klubet pasi kane mbyllur nje operacion (mega operacion ne fakt, dhe po pritet qe te zyrtarizohet gjithcka) qe do te sjelle ne Milano lojtaret Eddy Salceto dhe Laurens Serpe dhe do te dergoje ne Genoa lojtaret e Primaveres zikalter Federico Valietti dhe Ionut Radu.

Por sipas gazetes se perditshme italiane, ne Genoa, pervec te talentuarit Andrea Pinamonti, po diskutohet qe te transferohen edhe dy lojtare te tjere.

Pasi ju tha nje ‘jo’ George Puscas dhe pasi u mohua nje interesim i mundshem per Borja Valeron,  duket se jane propozuar nga Interi edhe Yann Karamoh se bashku me Eder (ky i fundit vleresohet nga Interi plot 10 milione euro por cmimi mund te ulet akoma me shume per shkak te Fair Play Financiar).

Gjithesesi ne kete mes lajm nuk perben nje largim i mundshem i Eder Citadin Martins nga Interi, sepse kjo eshte dicka qe dihet tashme, por fakti qe francezi i ri mund te perfundoje tek Genoa.

Yann Karamoh surprizoi per mire kritiket e tij tek zikalterit, edhe pse ka luajtur shume pak minuta gjithesesi ai gjithmone ka treguar vlerat dhe talentin e tij ne fushe sa here eshte therritur nga Luciano Spalletti duke u treguar i gatshem dhe plot me deshire.

Ne rast se Karamoh do te shkonte ne Genoa, transferimi i tij do te ishte nje huazim i thjeshte me pagese dhe lojtari do te kishte shume me shume minuta ne Genova se sa ne Milano.

Kujtojme se jo shume kohe me pare edhe Suso shkoi nga Milani aty duke u transferuar nga nje rezerve ne nje lojtar formacioni tek Milani vetem pas nje viti.

Per kete tratative deri me sot ka shkruar vetem La Reppublica dhe nuk dihet ende nese eshte e vertete apo thejsht nje thashethem merkatoje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.