Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 29, 2022

Scroll to top

Top

438 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zamorano beson: “Spalletti me pelqen. Ja pse mendoj se Interi fiton kampionatin kete sezon…”

Zamorano beson: “Spalletti me pelqen. Ja pse mendoj se Interi fiton kampionatin kete sezon…”
Inter Club Staff

Eshte nje Inter i denje per kampionat ky, ose te pakten keshtu mendon Ivan Zamorano qe flet keshtu per skuadren dhe per merkaton e drejtuar nga Piero Ausilio qe po ben gjithcka qe Luciano Spalletti te kete gjithcka gati ne pre-season. 

Ja fjalet e tij sot ne nje interviste te cilen e ka publikuar pak me pare FcInterNews.it:

Nainggolan, De Vrij, Lautaro Martinez, Asamoah dhe Politano. Ne Itali te gjithe interistat jane cmendur per merkaton. Ndjesite e para?

“Kam shume besim, ka ndryshuar komplet ajri pas dy sezonesh te cmendura – ka thene kiliani ne nje ekskluzive per Gazzetta dello Sport -. Jemi ne Champions dhe kjo, sidomos pas ardhjes se Nainggolan, eshte nje skuader shume e bukur.”

Duket e ekzagjeruar te flitet tani per kampionatin… apo jo?

“Jo ska lidhje. Per mua kampionati mund te fitohet sepse kualifikimi ne Champions ishte nje hap i rendesishem gjithashtu. E kemi nisur shume mire, pastaj morem per poshte. Me pas Spalletti me pelqen, ne muajt e fundit ka qene i zoti te mbaje bashke skuadren ne rrugen e duhur edhe pas veshtiresive.”

Kur do ta shohim Zamoranon perseri ne Milano?

“Une vij nje here ne vit, shoqeroj djemte e fondacionit tim qe fitojne nje turne atje ku ndihmoj femijet me pronbleme sociale ne Kili. Kane 12-13  vjec dhe ne Milano i bejme qe te luajne kunder nje skuadre te Interit. Eshte dicka e bukur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.