Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

719 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ju kujtohen akuzat e Lazios kunder Interit? Ja provat qe zikalterit dhe Ausilio ishin te ‘te pafajshem’

Ju kujtohen akuzat e Lazios kunder Interit? Ja provat qe zikalterit dhe Ausilio ishin te ‘te pafajshem’
Inter Club Staff

Interi depozitoi kontraten e Stefan De Vrij pikerisht ne javen e Lazio-Inter per te vene ne presion lojtarin dhe per te ndikuar negativisht tek Lazio? Kjo ishte ajo qe qarkulloi ne ditet perpara Lazio-Inter, ku drejtuesit e Lazios me Igli Taren ne vecanti dolen perpara mediave duke akuzuar Interin dhe Ausilion per loje te piset me De Vrij.

Por sot vjen zyrtarizimi se kur eshte depozituar kontrata e De Vrij dhe se akuzat ishin komplet pa baza dhe dashakeqe ndaj Interit.

E sic thote nje shprehje e vjeter “koha tregon gjithcka”, madje shpesh nxjer ne pah edhe te vertetat.

Edhe nje here tjeter, e verteta doli ne ‘shesh’ dhe i dha te drejte Interit dhe Piero Ausilios.

Akuzat e ardhura nga Lazio dhe mediat, qe per nje jave rresht kane folur per ‘nje veprim te ulet te Interit qe depozitoi kontraten pikerisht ne javen e Lazio-Inter’, duket se e kane pasur totalisht gabim sepse asnje veprim nuk eshte bere nga ana e Interit ne kete rast per te destabilizuar ambjentin tek Lazio, por gjithcka ka qene nje trillim.

Ne fakt, jane vertetuar te gjitha fjalet e Ausilios qe ne ate kohe pas akuzave te Tares tha: “Nuk e di nga doli ky lajm pikerisht tani dhe pse po flitet kaq shume per dicka qe nuk ka ndodhur aspak tani, por muaj me pare”.

Te shumte ishin edhe ata qe e akuzuan pas kesaj deklarate Ausilions si ‘genjeshtar’, por Piero nuk paskerka genjyer aspak.

Kete gje e verteton edhe Federata Italiane e futbollit sot (shikoni foton me poshte dhe me pas shpjegimin):

contratto De Vrij

Sic mund ta shikoni ne foton me lart, pikerisht sot eshte zyrtarizuar nga Federata Italiane e futbollit kalimi me parameter zero i Stefan De Vrij tek Interi nga Lazio dhe kontrata ka qene depozituar qe ne daten 29 mars 2018.

Pra, kjo gje nuk ka ndodhur aspak ne javen perpara sfides se Champions League qe u luajtr ne daten 20 maj 2018.

Edhe nje here, polemikat ndaj Interit jane ngritur nga hici dhe per te demtuar Interin publikisht. Por pervec se Matias Vecino ne fushe, edhe koha jashte saj tregoi se Interi e meritoi Championsin dhe per ta arritur ate nuk ka bere asnje loje te piset.

Per lojra te tilla duhet te shikojne diku tjeter…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.