Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

OPTA – Inter, zgjohu menjehere: numrat te fusin friken! Kjo nisje eshte po aq e keqe sa atehere kur…

OPTA – Inter, zgjohu menjehere: numrat te fusin friken! Kjo nisje eshte po aq e keqe sa atehere kur…
Inter Club Staff

Mbase ka te drejte Luciano Spalletti qe ne te nesermen e humbjes se hidhur ndaj Torinos ne San Siro ka vendosur te mos beje drama por ka therritur lojtaret e tij qe te mos e humbasin perqendrimin. 

Pastaj jemi vetem tek ndeshja e dyte e nje sezoni shume te gjate dhe impenjativ qe do e gjeje Interin perballe kundershtareve ne tre kompeticione te ndryshme: Kampionat, Kupe Italie dhe Champions League.

Por dy ndeshjet e para zyrtare te zikalterit kane vene ne dukje se pervec gabimeve qe skuadra ben vit pas viti, edhe disa statistika qe lidhen me piket.

Humbja ne Reggio Emilia kunder Sassuolos dhe barazimi ndaj Torinos kane sjelle ne shtepi vetem nje pike. Nje mizerje pike kur fare mire mund edhe te ishin gjashte piket e fituara.

Dy ndeshje qe mund te fitoheshin fare mire nga Interi por qe zikalterit kane dhuruar hidherim tek tifozet. Me te vertete shume pak duke pare objektivat.

E kete e ka konfirmuar sot OPTA me statistikat e postuara nga ajo.

Numrat dhe krahasimet historike me dy ndeshjet e para te Interit sjellin ndermend sezone horror.

Kjo sepse sipas OPTA, vetem dy here ne shekullin e ri zikalterit kane marre 1 pike ne dy ndeshjet e para.

Ne 2011-12 (humbje 4-3 ne Palermo dhe 0-0 ndaj Romes me Gasperinin ne pankine) dhe ne 201617 (2-0 ndaj Chievos dhe 1-1 ndaj Palermos ne Meazza me de Boer ne pankine.

Me pak fjale eshte e ndaluar qe te gabohet perseri. Kjo sepse historia eshte e pameshirshme. Ky Interi nuk ka lidhje ne nivel lojtaresh me ato te kaluarit. Spalletti dhe lojtaret duhet te bejne me shume.

Pastaj mjafton te kthesh koken prapa tek ato dy sezone dhe shikon qe tranjeret respektiv u shkarkuan vetem disa jave me pas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.