Sky – Vrslajko, neser do te behen kontrollet e para ne gju! E sigurt mungesa e tij ndaj…
Kroacia dje humbi ndaj Spanjes me rezultatin 6-0 qe ishte nje rezultat teper i rende per kroatet e Interit.
Gjithcka filloi pas daljes se Sime Vrsaljko nga fusha e lojes: deri ne ate pike, kroatet kishin luajtur shume mire madje duke shkuar edhe shume afer golit.
Diku nga minuta e 20 erdhi edhe demtimi ne gju qe e detyroi te dilte jashte fushes se lojes duke shqetesuar te gjithe popullin zikalter.
Sky Sport nderkohe vetem pak minuta me pare ka dhene te rejat e fundit rreth demtimit te Sime Vrslajko dhe ka treguar ndeshjet te cilat ai pritet te humbase.
Ne pamje te pare, nuk duket asgje serioze per kroatin e Interit por gjithcka do te meret vesh me siguri neser.
Duket se paraditen e se enjtes (neser) ai do te zhvilloje vizitat mjekesore tradicionale nga mjeket e Interit per te pare llojin dhe shkallen e demtimit por per te pare edhe kohen e rekuperimit.
Mbrojtesi kroat keshtu sic eshte parashikuar, me siguri do te humbase ndeshjen ndaj Parmes qe luhet te shtunen ne oren 15:00.
Me shprese, mund te provoje te jete ne ndeshjen e Champions ndaj Tottenham, por edhe kjo eshte e veshtire. Mbase ndaj Son, Kane dhe Lucas me shoke pritet te jete Danilo D’Ambrosio ne krahun e djathte.