Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

813 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Ja te gjithe lojtaret qe lirohen me parameter 0 dhe qe jane ne shenjestren e Interit: Nga Di Maria tek Martial!

SPECIALE – Ja te gjithe lojtaret qe lirohen me parameter 0 dhe qe jane ne shenjestren e Interit: Nga Di Maria tek Martial!
Inter Club Staff

Rruga qe Interi ndoqi per te arritur tek De Vrij dhe tek Asamoah, nuk do te te braktiset kete sezon nga drejtuesit zikalter. 

Ausilio dhe drejtuesit e tjere po monitorojne te gjithe lojtaret qe jane ne skacende kontrate ne fund te ketij sezoni per te tentuar ndonje goditje tjeter alla-De Vrij.

Sipas asaj qe thote Tuttosport, jane te shumte emrat ne listen e Ausilios.

I pari eshte Martial i Manchester United qe ende nuk ka rinovuar kontraten me skuadren nga Manchester dhe nuk po perflitet per ndonje marreveshje me ta tani afer. Ai eshte i preferuari i Ausilios edhe pse eshte shume e veshtire.

Nje emer tjeter eshte ai i Angel Di Maria, nje i pelqyer prej kohesh nga Ausilio por ne te kaluaren nuk kane qen asnjehere kushtet e duhura per te arritur tek ai.

Ne mesfushe me pas ndiqet Manuel Fernandes, nje lojtar qe ka qene afer Interit edhe ne janarin e 2018. Ai ne 01 qershor 2019 do te lirohet me parameter 0 nga Lokomotiv Moska dhe mund te zere vendin e Borja Valeros ne skuadren zikalter.

Image result for manuel fernandes

Mbeten per tu vleresuar qellimet e Dembele te Tottenham sepse ai pelqehet ende nga Spalletti.

Nderkohe nje emer tjeter eshte ai i Rabiot te PSG, por per te eshte nje konkurence teper e larte nga klubet me te medha Europiane dhe ai mund edhe te rinovoje me parizienet.

Aron Ramsey po ndiqet gjithashtu nga Ausilio.

Image result for ramsey

Ne liste eshte gjithashtu edhe nje lojtar tjeter i Manchester United, spanjolli Ander Herrera.

Image result for ander herrera

Ne mbrojtje eshte ideja Matteo Darmian, edhe ky i Manchester United.

Gjithashtu ne liste eshte edhe Luis Felipe i Atleticos.

Image result for luiz felipe  atletico

Por te mos harrojme edhe Alderwierld te Tottenham qe eshte ne skadence kontrate.

Image result for Alderweireld

Por ne porte? Ketu ka vetem nje emer: Areola i PSG, lojtar qe eshte mbyllur nga Buffon dhe qe aktualisht ka ngrire bisedimet me skuadren aktuale te tij.

Image result for areola

Keta jane te gjithe emrat qe mund ti interesojne Interit dhe qe te gjithe lirohen me parameter zero ne muajin qershor. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.