Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

880 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Eshte vendosur gjithcka: Ja kush do te behet president i Interit pas largimit te Thohir!

Corriere – Eshte vendosur gjithcka: Ja kush do te behet president i Interit pas largimit te Thohir!
Inter Club Staff

Sot edhe Corriere dello Sport ka konfirmuar gjithcka: Suning me ne fund eshte gati qe te marre 100% te aksioneve te Interit. 

Keshtu, gjigandi kinez do te bleje kuotat qe i takojne Erick Thohir e duket se ka marreveshje.

Tratativa eshte afer mbylljes pas rreth nje vit dialogu me indonezianin qe bleu Interin nga Moratti vite me pare.

Ja cfare shkruan Corriere della Sera ne numrin e saj sot:

“Indoneziani do te perfitoje nga shitja e aksioneve te tij nje shifer te afert me 200 milione euro duke dale me nje fitim rreth 157 milione euro pothuajse.”

“Gjithcka eshte pothuajse e vendosur tashme dhe nuk eshte e thene qe te vendoset me patjeter perpara 26 tetorit, date e vendosur per tu takuar me aksioneret per te mbyllur bilancin qe do te mbyllet me vetem 18 milione euro humbie (Milani e mbylli me pothuajse 200 milione euro humbje).

“Ne mbledhjen e aksionereve ne daten 26 tetor do te vendoset nderkohe per keshilltaret qe jane ne skadence te mandatit dhe per Steven Zhang.”

“Djali i bosit te madh te Suning ka udhetuar drejt Kines per te folur me babain e tij, Zhang Jindong dhe do te behet pikerisht ai presidet i klubit. Te gjithe afer Interit tregojne se Steven eshte i perzgjedhuri.”

“Nese shitja e Thohir nuk do te behet ne kohe, indoneziani do te qendroje ne keshillin e administrimit me tre keshilltare te besuar per te dale ndoshta ne nje moment te dyte.”

“Por lajmi i vertete eshte fakti qe Steven Zhang pritet te marre ne dore frenat e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.