Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

437 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “4-0 ndaj Milanit i paharrueshem. Ja cfare mendoj per Steven Zhang president….”

Zanetti: “4-0 ndaj Milanit i paharrueshem. Ja cfare mendoj per Steven Zhang president….”
Inter Club Staff

Feste e madhe ne Trento per Interin ne naten e dedikuar per heronjte zikalter te Tripletes.

Javier Zanetti, kapiten i asaj skuadre dhe zevendespresident i klubit sot, ka folur per Gazzetta dello Sport ne nje interviste te shkurter.

Ja fjalet e legjendes se Interit:

Zanetti, ti ke perjetuar te gjitha ndjesite tek Interi. A mund te na tregosh se ku lidhet skuadra e Tripltes me kete sot?

“Jane dy situata shume te ndryshme: ne ishim ne kulm te nje cikli. Sot nderkohe sapo jemi rikthyer ne Champions dhe ky eshte nje hap i pare i mbare. Por jane te gjitha mundesite per te bere mire.

Perpara jane Milani dhe Barca. A mund te kete nje seri pozitive tjeter?

“Sfida shume te medha. Derby per Milanon eshte “ndeshja”. Dy skuadrat vijne ne nje moment te mire. Sa keq qe disa lojtare do te kthehen pak vone nga kombetaret dhe do te kete pak kohe per ta pergatitur ashtu sic duhet.”

Do e shohim ndonjehere Lautaron me Icardin?

“Lautaro eshte i ri por me ben te shpresoj se ka nje te ardhme te madhe perpara. Spalletti po ben nje pune shume te mire. I takon atij te vendose. Por kur te jete mundesia do te luajne bashke. Jam i bindur se lojtaret e medhenj mund te bashkejetojne gjithmone.”

Le te rikthehemi tek derby: a ka nje ndeshje te tille qe ke mbetur i lidhur?

“Kur ishim ne autobuz me djemte po kujtonim derbin e pare te sezonit te tripletes qe fituam 4-0. I paharrueshem.”

Si gjendeni tek Interi si drejtues?

“Shume mire, sepse po njoh disa aspekte te futbollit qe nuk i njihja me pare. Jam shpesh neper bote duke ngritur sa me lart emrin e Interit, aty ku meriton te jete.”

Shpejt mund te kesh nje president te ri. A eshte gati Steven Zhang per kete detyre? 

“Me Steven kam nje raport te mrekullueshem. Eshte nje djal i ri dhe inteligjent. Po punon prej kohesh per Interin dhe eshte nje pike referimi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.