La Repubblica ngre ne qiell Barella-n: e krahason me nje ish-lojtar te Interit te madh te Trapattonit
Mesfushori i Cagliarit, objektivi i merkatos se Interit, ishte nje nga me te miret ne ndeshjen kunder Polonise.
Tek Italia qe i rikthehet suksesit duke mposhtur Polonine me rezultatin 1-0, po shkelqen ylli i Nicolo Barella, measfushori i Cagliari-t prej kohesh objektiv i Inter-it.
Edhe sot paradite kemi folur per talentin e ri italian dhe interesin e larte qe Interi ka per te e ne vecanti Piero Ausilil.
Drejtori sportiv zikalter gezon mardhenie shume te mira me Cagliarin dhe sidomos me agjentin e Barellas, Beltrami, i cili eshte edhe agjenti i Radja Nainggolan.
Por le te rikthehemi tek ajo qe ka shkruar sot La Repubblica ne brendesi te saj.
Gianni Mura ne artikullin e tij Per Repubblica-n, e ka ngritur ne qiell ndeshjen e “diamantit” te kuqeblu-ve, duke bere nje krahasim te mundshem ne te ardhmen me nje ish lojtar te shenjte te historise interiste:
“Shume i zoti edhe Barella, ka merite per cka ka bere ne fushe, vrapon sa per dy vete, por nuk eshte nje mesfushor pak teknik. Eshte nje mesfushor prej luftetari: tani jo, por mbas 3-4 vitesh do ta krahasoja me Matthäus”.
Qe krahasimi eshte i tepruar, eshte. Por qe nje dite Barella te behet nje nga lojtaret me te rendesishem ne Itali, eshte e mundur duke pare potencialin qe ai ka.