Gazetari i njohur italian sulmon Icardin: “Po na thua qe qendrove prej dashurise? Pse nuk thua qe…”
Qe Icardi mes gazetaresh dhe tifozesh ka edhe shume njerez qe nuk e kane perzemer, kjo gje eshte e ditur tashme.
Zakonisht mjafton veshtiresia e pare ne fushe e kapitenit te Interit qe zerat kritikues ndaj tij te cilet shpesh here jane edhe te tepruar te fillojne te ndihen.
Por kjo gje ndodh edhe perpara sfidave te rendesishme si ajo ndaj Milanit ku nje nga gazetaret me te njohur ne Itali ka dale hapur kunder Icardit dhe ka sulmuar kapitenin zikalter totalisht pa shkak a thua se eshte ne brendesi te dinamikave te merkatos.
Gjithcka e ka zanafillen tek intervista e Icardit ku Mauro tregon se tek Interi ka qendruar per dashurine qe ka per kete skuader dhe se nuk deshiron te largohet.
E keshtu, ai qe ka reaguar ashper pas fjaleve te Icardit ka qene gazetari italian Bruno Longhi i cili eshte kapur me nje copez te intervistes se sulmuesit per Sky Sport.
Sulmuesi i Interit tregoi se njera nga endrrat e tij ka qene ajo qe te luante Championsin me bluzen e Interit por gazetari ka hedhur shume dyshime rreth ketyre fjaleve duke thene:
“Bravo Mauro, bravo. Pra ti paske qendruar sepse je i dashuruar me Interit. Por fakti qe Interi nuk mori asnje oferte nuk ka te beje e? Eshte thejsht nje detaj i parendesishem…”
Por nuk eshte hera e pare qe gjerat qe ben apo thote Icardi behen objekt diskutimi ne Itali sepse Mauro eshte nje njeri qe shet shume e keshtu detyrimisht shpesh here ai vihet ne qender te kritikave edhe pa asnje shkak.
Ky eshte rasti tipik ku kapiteni zikalter sulmohet vetem sepse ka thene se ka ndjenje per bluzen zikalter.