Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wanda Nara flet duke zbuluar qellimet e Icardit per te ardhmen: “Sa here duhet t’jua them qe…”

Wanda Nara flet duke zbuluar qellimet e Icardit per te ardhmen: “Sa here duhet t’jua them qe…”
Ardis
  • On 26/10/2018, 17:36

“Ka akoma edhe 3 vite kontrate, eshte shume i lumtur ketu dhe ka nje te tashme shume te rendesishme ketu tek Interi. Eshte kapiteni dhe do te qendroje ketu. Nese me duhet te jap nje vleresim si menaxhere, e perseris qe per mua, per momentin, eshte numri 9 me i mire ne bote”.

Ne nje emision te mundesuar nga Sport Mediaset do te percillen deklaratat e rendesishme mbi te ardhmen e Mauro Icardi-t, te Wanda Nara-s, gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas, dhe e ftuar ekskluzive ne “Verissimo” neser ne oren 15:40 ne Canale 5.

“Me pelqejne shume femijet, do isha e gatshme te lindja femijen e 6, por nese do te ndodhte, Mauro do te me linte mua dhe te gjithe familjen – shaka e bjondes argjentinase -. Ai donte vetem Franceska-n, me pas e binda dhe ka ardhur edhe Isabella”.

“Nuk donte nje djale, sepse mendonte se mbi nje mashkull mbiemri Icardi mund ti krijoje shume probleme, shume pritshmeri. Qe kur e njoh me ka thene gjithmone qe do te donte nje vajze, por tashme ka thene mjaft. Do qe te kenaqet me femijet, dhe ka nje durim qe une nuk e kam”.

Mbi marredheniet dhe ngjarjet gjyqesore me ish-burrin e saj, Maxi Lopez: “Marredheniet jane te mira, tashme po luan ne Brazil. Eshte shume larg fizikisht me femijet, por gjithmon i telefon dhe me teknologjine e sotshme mund te jesh shume afer femijeve”.

“Une nuk do te mund te qendroja larg femijeve te mi, por me kete lloj pune nuk ka zgjedhje tjeter. Kur te duhet te ndahesh, jo gjithmone eshte nje marredhenie e mire. Por te dy ne, kerkojme me te miren per femijet qe eshte e vetmja gje qe na intereson”.

“Gjyshi im vdiq ne Genoa, pikerisht ne diten kur erdhi ne shtepine time per te takuar familjen: ishte nje gje e tmerrshme. Donte qe te vinte ne Itali sepse prinderit e tij ishin italiane dhe donte te njihte Benedicto-n. Kur erdhi ne shtepi, pergatita dreken per te, me pas shkoi per te fjetur, por nuk u zgjua me”.

“Ishte e tmerrshme qe te telefonoja familjen time ne Argjentine, ti thoja gjyshes sime qe ishte ne guzhine dhe kishte jetuar 40 vjet me te, ishte e tmerrshme edhe per femijet e mi qe e prisnin te takonin gjyshin e tyre prej muajsh”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.