Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ME NE FUND – Inter dhe United shume afer marreveshjes: sot mbyllet gjithcka, ja cfare ka ndryshuar!

ME NE FUND – Inter dhe United shume afer marreveshjes: sot mbyllet gjithcka, ja cfare ka ndryshuar!
Inter Club Staff

Zhvillimi me i rendesishem dhe aq shume i pritur ka ndodhur pikerisht diten e djeshme, pak perpara Inter-Lecce qe perfundoi me rezultatin 4-0. 

Dje ne fakt, Inter dhe Manchester United jane afruar ndjeshem ne tratativen qe me cdo mundesi do te sjelle ne Milano lojtarin Alexis Sanchez i cili do te veshe keshtu bluzen zikalter.

Konfirmimi ka ardhur kete mengjes edhe nga shtypi italian, por jane mediat angleze ne keto ore qe konfirmojne gjithcka.

“Dy jane lajmet pozitive per Antonio Conten: demtimi i Martial nuk ndryshon asgje nga skenari, Sanchez mbetet nje lojtar qe do te largohet nga United.”

“E dyta dhe me e rendesishmja: Manchester eshte treguar e hapur per te ulur kerkesat per rrogen qe duhet te paguhet nga ata per kilienin duke i hapur rruge keshtu transferimit”.

Kete gje e ka shkruar Gazzetta dello Sport por sapo eshte konfirmuar ne keto caste edhe nga The Sun.

“Per te mbyllur gjithcka mungojne vetem disa detaje te vogla dhe te fundit por “tymi i bardhe” i kesaj tratative mund te vije me ne fund sot.”

“Duket se kiliani qe ne oret e ardhshme mund te zbarkoje ne Milano per te nisur aventuren e tij te re: ne fillim vizitat mjekesore dhe pastaj firma mbi kontrate.”

“Per te arritur tek Sanchez, Marotta dhe Ausilio eshte dashur qe te rrisin oferten e tyre per pjesen e rroges per tu paguar deri ne kuoten 5 milione euro.”

“Nderkohe, ne kembim, klubi zikalter po tenton qe te ule shifren e te drejtes se blerjes qe nuk pritet te jete me 15 milione euro por dicka me pak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.