Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,227 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Inter-Lecce: Brozovic jep mesime futbolli, Candreva nje snaiper. Lukaku, mire se vjen gjigand!

NOTAT e Inter-Lecce: Brozovic jep mesime futbolli, Candreva nje snaiper. Lukaku, mire se vjen gjigand!
Inter Club Staff

Interi ka fituar keshtu sot 4-0 me golat e Brozovic, Sensi, Lukaku dhe Antonio Candreves por mbi te gjitha tifozet zikalter sot i ka kenaqur loja e bukur e skuadres dhe deshira e lojtareve.

Nderkohe, me poshte mund te gjeni notat e lojtareve te ndeshjes te perkthyera nga djemte e Inter Club Albania dhe te marra nga FcInterNews.it.

Si gjithmon e nisim nga portieri per ta mbaruar tek lojtaret  e Juves, arbitrat.

HANDANOVIC 6 – Rrezikon jo pak duke dale me aq vonese ndaj Lapadula, por ka meriten qe e mbylli ate aksion. Me pas nje ndeshje normale, vetem administrim. Disa topa te rrezikshem drejt tij, por asgje serioze per te. Shume mire e para per kapitenin.

D’AMBROSIO 6,5 – Ushtari D’Ambrosio raporton. Edhe sot plot me elegance largon cdo top qe afrohet ne zonen e Interit me kompetence dhe shpesh here shtyn deri ne limite Interin.

Shume mire ne ajer dhe kerkon shume here pasimin me Candreven si ne koherat e vjetra. Deciziv sidomos mbi Falcon ne mbrojtje. Pa dyshim sot ishte mbrojtesi me i mire ne fushe. Askush nuk ka kundershtime.

RANOCCHIA 6 – Ne fushe ne menyre surprize por pervec se ka fituar koret e tifozerise, ai ka fituar te gjitha duelet e tij me Lapadulen dhe sidomos me La Mantia.

I perqenduar ne cdo top, shijon edhe luksin qe te gjuaje nga distanca si nje mesfushor me goditje te kuruar.

SKRINIAR 6 – Deciziv kur me koke largon topin qe po shkonte drejt Lapadules qe thjesht do e shtynte ne porte. Por eshte pak prapa me pergatitjen por sot ja doli.

Mbase eshte me pak i kthjellet sepse nuk eshte mesuar akoma me pozicionin e tij ne te majte ne mbrojtjen me tre. Pritet qe te rritet me shume ne ndeshjet e ardhshme. Interi ka nevoje per gjigandin e saj.

CANDREVA 7 – Lojtar qe ka fituar besimin ne vetvete qe e kishte humbur prej shume kohesh. Prezent ne te dyja fazat pervec se ofron edhe siguri ne te gjithe krahun e tij duke futur shume topa te rrezikshem ne zonen kundershtare por qe nuk shfrytezohen si duhet nga shoket e skuadres.

Kur e provon, nxjer nga hici nje gol te mrekullueshem. Larg, shume larg nga ai numri 87 qe kemi pare ne fushe sezonin e kaluar.

VECINO 6 – Pak ne hije ne fazen e ndertimit sepse gjen pak veshtiresi te beje ato depertimet e zakonshme. Por taktikisht shume i vlefshem dhe mban pozicionin e tij me rregull. Ne momentet kur ka metra bosh perpara avancon me siguri.

NGA MINUTA E 65′, BARELLA 6 – Ka dinamizem dhe e ve ne dispozicion te skuadres. Prej tij kundershtari mer karton te kuq. Mire, por mund te beje me mire.

BROZOVIC 7,5 – Profesori eshte kthyer nga pushimet gati per te dhuruar leksione futbolli. Prezent ne cdo cep te fushes per te dhene top pas topi, duke i mbrojtur dhe duke i menaxhuar ato sikur ti kishte femijet e tij.

Arrin te shenoje nej mrekulli qe hap siparin e golave. Te jep ndjesine se me modulin e Contes do mund te shenoje me shume nga jashte zone.

SENSI 7 – Kenaqesia eshte e imja San Siro, une quhem Stefano Sensi. Nuk mund te prezantohej me mire ne La Scala del Calcio zikalter mesfushori i ri i Interit qe vjen nga Sassuolo.

Nje prove autoritare nga ai, nje miks kualiteti dhe sasie. Menyra me te cilen ai kontrollon topin te cudit per mire. Pastaj ai gol, ai aksion. Nje mrekulli. Eshte vetem fillimi, por nje fillim mrekulli per te.

NGA MINUTA E 72′, ROBERTO GAGLIARDIN 6 – Nje vote per ta motivuar ate sepse ne momentin qe ai hyri ndeshja ishte pak pezull dhe nuk pati mundesi te lere shenje.

ASAMOAH 6,5 – Nje rol i ri per te, por eshte i besueshem. Gjithmone prapa kur duhet, edhe pse shpesh here tentohet qe te driblohet nga Rispoli dhe Falco.

Arrin te ndihmoje edhe ne sulm. I afrohet edhe golit, por ja mohon Gabriel.

MARTINEZ 6 – Perplaset, gjuan, futet keq (mer karton per kete) per tu bere protagonist ai tenton gjithcka. Ka nje deshire te pamase per te merituar nje vend titullari qe sot nuk diskutohet por neser nuk i dihet.

Deshira e madhe per gol e ben qe te gaboje dicka me shume por eshte nje sulmues i gjitheanshem. Do te permiresohet, kjo eshte e sigurt. Por sot dhuroi nje paraqitje te mire.

NGA MINUTA E 78′ MATTEO POLITANO 6 – Nje gol shume i bukur nga ai por i anulluar. Sa keq. Gjithesesi i pati disa momente te mira ne ato pak minuta. Fitoi edhe duartrokitjet e San Siros.

LUKAKU 6,5 – Eshte ende pak i habitur ne realitetin e tij te ri, ka shume ide ne koke por eshte pak i avashte ne konkretizimin e tyre. Por vetem i mban mbi shpine te gjithe mbrojtesit. Liron hapsira per shoket, i pason, shume altruist dhe ne disa momente me shume sec duhet. Pikerisht si e do Conte ne shumicen e rasteve.

Disa here nisje me top ne kembe ne menyre te mrekullueshme qe te kujtojne edhe pse mbase vetem nga kemba e preferuar, Adrianon. Nje gol qe e beri ta shijoje 100% dashurine e San Siron. Mund dhe duhet te rritet ama.

TRANJERI CONTE 7 – Ai me siguri deshironte te shikonte ne fushe nje Inter me te mire, por ky Inter qe u pa sot ka entuziazmuar jo pak tifozerine zikalter qe e ka pritur menjehere ne menyren e duhur.

Asnje moment i ndalur ne pankine (gjithmone tek limiti i zones se tranjerit), gati per te dhene urdhra per te tijet dhe keshilla. Kundershtari nuk ishte i veshtire, por ta nisesh me kemben e mbare eshte pikerisht ajo qe Interi kishte nevoje.

LECCE: Gabriel 5, Rispoli 5,5, Rossettini 5,5, Lucioni 5,5, Calderoni 5, Petriccione 6, Tachtsidis 6, Majer 5,5, Falco 6, La Mantia 5,5, Lapadula 5,5. All. Liverani 5,5

ARBITRO: LA PENNA 6,5 – Ndeshje pozitive nga arbitri, asnje nderhyrje e rendesishme nga VAR dhe vleresime korrekte, pikerisht si kartoni i kuq ndaj Farias.

ASISTENT: Giallatini 6 – Prenna 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.