Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,056 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi e ka zgjedhur pasardhesin e Handanovic: ne klub jane te bindur te gjithe!

Corriere – Interi e ka zgjedhur pasardhesin e Handanovic: ne klub jane te bindur te gjithe!
Inter Club Staff

Corriere dello Sport ne kete mengjes e ka kthyer vemendjen e saj tek e ardhmja e Samir Handanovic. 

Portieri zikalter po pret te luaje nje derbi si kapiten i skuadres nga Milano, por natyrisht me syte edhe nga e ardhmja.

“Me shume vite me fanellen e Interit mbi supe, Handanovic me ne fund eshte bere lojtari me i rendesishem i dhomes se zhveshjes duke u bere nje kapiten i kesaj skuadre.”

“Ai eshte nje shembull brenda dhe jashte. Kur ka qene nevoja qe ati te nderhyje, edhe me fjale, asnjehere nuk e ka terhequr kemben.”

“Dhe keshtu shoqeria Inter ja njeh pikerisht atij meriten e mbajtjes se skuadres se bashkuar ne momente te caktuara.”

“Jo me kot ne keto momente po diskutohet rinovimi deri ne 2022 e kontrates se tij (kontrata aktuale skadon ne 2021).”

“Ideja eshte qe ti jepet edhe nje rritje rroge per ta cuar rrogen e tij ne te pakten 3 milione eurosh: ky eshte nje akt per ti njohur meriten e te qenit kapiten i skuadres.”

“Por cfare do te ndodhe tek Interi pas Handanovic. Kush eshte i perzgjedhuri? Te gjithe tek zikalterit thone Radu.”

“Eshte ai portieri qe po i shtang te gjithe tek klubi zikalter me pritjet e tij spektakolare tek Genoa dhe me paraqitjet shume te mira. Marotta, Ausilio dhe drejtuesit e tjere shikojne gjera te medha per te.”

“Ai pas nje ose dy sezonesh tek Genoa mendohet se do te jete me te vertete gati per kapercimin e madh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.