Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

715 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pari flet Inzaghi: “Ja cfare po vuajme ne kete moment. Pioli te thote cfare te doje, por Inter po…”

Inter, i pari flet Inzaghi: “Ja cfare po vuajme ne kete moment. Pioli te thote cfare te doje, por Inter po…”
Inter Club Staff

Vazhdon mungesa e fitoreve dhe golave ne shtepine Inter dhe i pari qe del perpara mediave pas barazimit 0-0 me Milan eshte Inzaghi. Keto kane qene fjalet e tij.

Vetem nje gol ne pese ndeshjet e fundit: a ka nje shpjegim?

“Mendoj se ka qene nje derbi shume spektakolar nga te dy krahet. Ka pasur goxha ne fushe, skuadrat nuk e lane asnje moment luften.”

“Gjithesesi per kete do te mendojme ne prill tani, sepse ne duam finalen si dhe te shtojme nje trofe tjeter ne dhomen e trofeve.”

“Kemi luajtur shume keto kohe dhe duhet te rekuperojme brilantesine ne fushe. Po punojme fort per kete gje.”

Inter dukej sikur kishte veshtiresi per te marre distancat qe dukeshin normale.

“Duhet te rishoh ndeshjen, por mendoj se me perjashtim te nje pritje te Handanovic, nuk kemi rrezikuar shume sot.”

“Romagnioli i ka hequr nje gol te bere Dzekos. Nuk bejme gol prej kater ndeshjesh, ben lajm kjo gje, por jam i bindur qe shume shpejt do rikthehemi te golat.”

A ka pasur veshtiresi per te mbajtur kundersulmet e Milanit? Dikush duhet te pushoje?

“Mendoj se ka nje renie fiziologjike. Kemi luajtur shume, eshte nje moment ky tani qe spo luajme si me pare.”

“Po kerkojme te rekuperojme forca fizike dhe mendore. Nuk eshte e thjeshte, por kemi dashur me cdo kusht kualifikimin ne Champions League dhe Kupen e Italise. Mendoj se eshte nje rekord qe te arrijme ne ndeshjen e 36 ne daten 1 mars.”

Te shqeteson forma shume e dobet e Barella?

“Une nuk do shihja nje individ, do mendoja per te gjtihe. Kemi rekuperuar dy lojtare te medhenj si Correa dhe Gosens. Do na japin nje dore te madhe tani.”

“Pastaj shume lojtare kane harxhuar shume. Jemi ne nje moment tranzicioni por po punojme. Te dhenat nga ndeshja e fundit ishin te dukshme. Me Sassuolon kemi vrapuar shume per shembull por kemi vrapuar keq. Sot ka qene nje barazim i drejte.”

Pioli ka thene se Milan ka merituar me shume.

“Mendoj se ka qene i drejte barazimi. Pioli mund te thote cfare te doje. Ndeshjet me pas interpretohen me mbrapa si te duan njerezit. Ne po mjekojme akoma plaget per nje derbi te humbur ne pese minuta ku fusha tha komplet dicka tjeter per shembull.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.