Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

951 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Spiunat? Duhet ndihma e te gjitheve per ti eleminuar. Derbi ndeshje speciale kurse Lukaku eshte mire.”

Conte: “Spiunat? Duhet ndihma e te gjitheve per ti eleminuar. Derbi ndeshje speciale kurse Lukaku eshte mire.”
Inter Club Staff

Pas ndeshjes negative ne Champions League, Antonio Conte riktehhet te flase per mediat ne prag te derbit te shumepritur ndaj Milanit. 

Ky eshte derbi i pare qe kur Conte ka ardhur tek Interi dhe eshte nje ndeshje mjaft speciale.

Fjalet e tij perpara mediave mund te gjeni me poshte te perkthyera ne shqip nga djemte e Inter Club Albanias.

Jemi ne vigjilje te derbit, cfare ndeshje prisni?

“Pres nje derbi, te gjithe derbit jane te vecante. Do te jete edhe ai neser. Do te perballemi me nje skuader shume te mire dhe do te kerkojme ta pergatisim ne menyren me te mire te mundshme.”

Cfare skuadre pret pas te martes ne mbremje?

“Ne kerkojme qe gjithmone te japim maksmumin tone dhe paraqitjen me te mire te mundshme ne cdo ndshje duke zgjedhur rrugen qe kemi folur perpara ndeshjes.”

“Ndonjehere ja dalim mire ndonjehere me pak, por djemte impenjohen gjithmone shume. E dime shume mire qe duhet te punojme shume por kjo nuk na tremb aspak.”

A te kane bezdisur zerat qe kane dale nga dhomat e zhveshjes per nje zenke supozuar te Lukakut dhe Brozovic? 

“Mendoj se ne pergjithesi Interi eshte prezente shume per sa i perket thashethemeve neper gazeta dhe neper televizione.”

“Por kjo nuk mund te jete kurresesi nje justifikim. Nese vitet e kaluara keto gjera kane dale jashte, sot keto gjera te dalin jashte jane te papranueshme.”

“Le te themi qe eshte administrim normal i gjerave tek Interi ky, por mendoj se klubet e tjera jane me te afte qe te mbrojne klubin dhe skuadren nga situata te ngjashme.”

“Ne kete gje duhet qe te permiresohemi shume. Kemi mundesi te rritemi edhe brenda por edhe jashte fushes prandaj te mos kerkojme justifikime.”

“‘Spinuat’ duhet ti luftojme bashke dhe jo te themi ‘keto gjera kane ndodhur gjithmone’. Do te kerkojme ti ndryshojme sjelljet e keqija njehere e pergjithmone, bashke.”

Cfare mendoni per Giampaolon?

“E ka merituar dhe e ka marre. Ka bere te njejten rruge si une. Cdo njeri ne futboll ka rrugen e tij dhe askush nuk te fal asgje nese nuk tregon se je i pergatitur, i obsesionuar me futbollin. Komplimente per ate dhe per detyren tek Milani.”

Eshte nje ndeshje qe shkon pertej rezultatit kjo apo jo? A mund te ndihmoje kjo ndeshje edhe per ato te radhes?

“Duhet te luajme cdo ndeshje per te fituar ne. Fitorja do te sillte shume aspekte pozitive, ashtu si entuziazmi dhe pozitiviteti, por kjo gje duhet fituar ne fushen e lojes.”

“Por ne te njejten kohe nuk duhet te relaksohemi por duhet te jemi te zotet per ti perballuar keto situata. Mua do te me pelqente te fitoja, ashtu menaxhohet me mire relaksi…”

Ajo e se martes ka qene “me e dobta” e Interit deri me tani per kete sezon. Cfare ndodhi? A ke dicka ne mendje per te ndryshuar limitet e se kaluares?

“Per limite te se kaluares une nuk dua te flas. Ne vitet e kaluara ka pasur ulje dhe ngritje, por kjo statistike nuk me takon mua. Mendimet e ndeshjes te se martes jane ne radhe te pare sepse u perballem me nje kundershtar vertete te forte.”

“Kete gje e ka treguar edhe vjet ne Europa League kur u eleminua vetem nga Chelsea. Kjo tregon se kane eksperience ne Europe. Kjo tregon se eksperienca ne keto kompeticione te ndihmon shume.”

Trapatoni e perkufizioi Interin nje “centrifuge”. A e ke kuptuar edhe ti?

“Ate qe thone mjeshtrat nuk mund ta veme ne diskutim (qesh). E dini shume mire sa shume e dua ate njeri dhe sa shume i detyrohem.”

“Me siguri qe nuk eshte e thjeshte, ashtu si thashe edhe me pare duhet te kerkojme qe te luftojme sjelljet e keqija brenda klubit dhe keto historira qe dalin jashte.”

“Per momentin te flasim per fushen edhe pse jashte saj ka disa sjellje te keqija. Duhet te jemi me hermetik. Duhet te rritemi nga cdo ane per tu bere te forte neve. Nuk fitohet vetem ne fushe por edhe jashte saj.”

“Kjo duhet te jete shume e qarte. Nese me thuhet cdo here qe ndodh dicka e tille keshtu ka ndodhur edhe ne te kaluaren, nuk e pranoj une kete. Kjo duhet te jete shume e qarte. Nese me thuhet ne vazhdimesi e njejta gje, prap nuk do e pranoj. Eshte nje justifikim ky. Justifikimet nuk i dua. Duhet te ndryshojme motorr.”

Sipas Giampaolos “Conte eshte rikthyer ne versionin e tij te pare”. Eshte nje Inter i gatshem ky, apo do mund te besh te njejtin rrugetim si me Juventusin?

“Qe Interi eshte gati nuk mendoj, sepse shume lojtare nuk kane luajtur akoma ndeshjen e tyre te pare me kete fanelle.”

“I ka ndodhur Lazaros ne nje moment te keq per shembyll. Por kemi nje ide te qarte per cfare po punojme dhe cfare duhet te bejme me lojtaret.”

“Ashtu si e kam thene disa here, ka shume rrugetim per te bere. Nuk mund te bejme paralelizma me te kaluaren kur une mora Juventusin en drejtim.”

“Aty pata fatin e mire qe ata nuk luanin ne Champions por edhe fatin e keq. Mereni si te doni. Por ama i kisha ne stervitje 7 dite nga 7 ne jave e kjo per mua eshte dicka e mire.”

“Ketu kam me pak kohe. Por me kujtohet se atje kisha shume lojtare qe skishin luajtur akoma ndeshjen e pare me kombetaren dhe sot jane lojtare te nje niveli nderkombetar. Prandaj edhe ketu ate rruge duam te kemi.”

“Fati im i mire eshte se kam shume djem qe duan te punojne ketu. E kane ata ne dore fatin e tyre me zgjedhjet qe do te bejne.”

A eshte racizmi ne Itali nje problem i madh?

“Per mua cdo forme e ofendimit eshte e gabuar. Italia po perkeqesohet cdo here. Jam rikthyer pas tre vitesh dhe shoh cdo gje me keq se nga sa ka qene. Kjo eshte e shemtuar. Ne Angli nuk ben njeri gjera te tilla sepse e pret burgu dhe stadiumin mund ta enderroje per vite me radhe.”

“Por fajtore jemi te gjithe, edhe ju qe jeni ulur aty me artikujt tuaj. Nuk keni arritur te ndikoni si duhet as ju, por as ne te tjeret. Eshte faji i te gjitheve.”

Ne dy ndeshjet e fundit Brozovic eshte pare me i fikur. A mendoni se ka te beje me Sensin?

“Jo, perkundrazi mendoj se ne krahasim me vitet e kaluara Brozovic ka dy perkrah dhe jo vetem nje e ky eshte nje lajm i mire.”

“Ne baze te cdo gjeje po flasim per nje djalosh qe e ka nisur mjaft mire kampionatin kete vit. Jam shume i lumtur me te, eshte nje element tjeter qe nese do e kete mendjen e ndare mund te arrije majat e futbollit. Ai mund te behet nje lojtar TOP.”


“E njihja vetem nga televizioni, por duke e stervitur cdo dite e shikoj se cfare potenciali ka. Po e tregon kete gje edhe ne ndeshje.”

Neser a do te luaje Antonio Candreva? 

“Nese doni ta dini me siguri, prisni stervitjen se do e merni vesh (nenkupton qe dikush spiunon). Prisni se deri nga ora 7 do ju vije formacioni me mesazh (qesh).”

“Candreva ka pasur kete goditjen ne shpine por sot do e vleresojme. Do te marrim parasysh kur te zgjedhim se kush do te luaje edhe se kush ka luajtur me shume e mbase dikush duhet lene pushim.”

Si eshte Romelu Lukaku?

“Lukaku ka pasur nje problem me shpine para ndeshjes me Udinesen. Por mund te them qe tani eshte shume mire.”

Ne cfare pike jemi me hyrjen ne skuader plotesisht te Alexis Sanchez?

“Alexis po punon shume mire dhe po ben hapa gjigande per tu afruar tek formacioni titullar. Mund te na jape eksperience ai lojtar ne Champions dhe kampionat.”

“Mund te na beje me te “keqinj” ne sulm. E presim, po punon fort. Ne fillim ama dua te shoh pergjigjet nga ai te asaj qe i eshte kerkuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.