Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

229 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi flet shume hapur: “Inter ne kete moment po paguan shtrenjte vetem dy gjera. Faktin qe…”

Bergomi flet shume hapur: “Inter ne kete moment po paguan shtrenjte vetem dy gjera. Faktin qe…”
Inter Club Staff

“Inter ne kete moment po paguan shume shtrenjte faktin se nuk ka ditur te mbylle ndeshjet kur ka qene momenti.”

“Nuk e kam per derbin, ku nje barazim mund te jete i pranueshem ne nje ndeshje si ajo. Por e kam per dy situata te tjera.”

“Inter po paguan shtrenjte faktin qe ndaj Atalantes dhe Juventusit ka dale barazim, ne dy ndeshje ku ka merituar te fitoje dhe pike.”

“Jane keto ndeshje qe po kushtezojne Interin ne klasifikim, une jam i ketij mendimi. Ndeshja me Napolin per Interin vlen shume por mund te them edhe gjithcka.”

Keshtu eshte shprehur Beppe Bergomi, i intervistuar sot nga La Gazzetta dello Sport, perpara ndeshjes se madhe te Meazzes ne 21 nentorin e ardhshem.

“Nese deshiron te mendosh qe duhet te futesh ne gare per te fituar Scudetton, duhet te fillosh te fitosh takimet direkte.”

“Interi eshte nje skuader e mire por Napoli eshte nje skuader shume e forte dhe komplete. Kane sulmues shume te mire.”

“Kjo ndeshje duhet te jete ndeshja e Lautaros qe duhet te mesoje te kontrolloje emocionet e tij. Nese Interit i eshte dashur pak kohe qe te harroje Lukakun, te penalltite nuk e ka bere akoma. Ai ishte i pagabueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.