FcIN – Sensi, arome blerje? Vetem 4 dite me pare takim ndermjet Marottes dhe Sassuolos
Nisja me show e sezonit te zikalterit e ka njeriun-kopertine: ai quhet Sefano Sensi.
Mesfushori nga Urbino po ashtu si Interi, po kalon nje moment totalisht te mrekullueshem me skuadren e tij te re.
Tre gola (rekord ne karriere ne Serie A) dhe dy assist ne gjashte ndeshjet e para te Serie A dhe qe kane shtyre Interin drejt vendit te pare ne kampionat.
Nje nisje me sprint qe certifikon investimin e mire qe ka bere Interi me te dhe qe natyrisht eshte bere nga dyshja Beppe Marotta – Piero Ausilio duke hedhur poshte keshtu te gjithe skeptiket.
Ai i eshte marre Milanit ne castet e fundit dhe ish lojtari i San Marinos dhe i Cesenes qe ne momentin e pare ka fituar nje bluze titullari per te mos e leshuar me duke zhvilluar paraqitje uleritese.
BLERJA E TIJ – Ai eshte ne huazim me te drejte blerje. Per kete fakt, Interi i ka manifestuar Sassuolos vullnetin per ta blere menjehere.
Formalisht, ky operacion do te kalendarizohet ne fundin e sezonit per shkak te mbylljes se bilancit.
Ai ka kushtuar pese milione euro per huazimin (qe Interi i ka paguar duke i shitur Sassuolos te riun Marco Sala per nje shifer te njejte) dhe atyre do i shtohen edhe 22 milione euro, por duke llogaritur moshen (24 vjec) dhe rendimentin deri me tani, blerja e Sensit per klubin zikalter eshte nje super marreveshje.
Por nese llogarit cmimet qe vertiten rreth lojtareve ne merkaton italiane dhe boterore, atehere gjithcka behet edhe me e mrekullueshme akoma.
Prandaj, pse te humbasim kohe? Kete pyete i ka bere edhe Interi vetes.
Marotta ka kerkuar dhe ka zhvilluar nje takim te enjten e kaluar me kolegun Giovanni Carnevali, drejtuesin e Sassuolos.
Ne dreke eshte diskutuar per shume operacionet e nderlidhura ndermjet klubeve: Politano, Sensi, Sala dhe Andrew Gravillon, por ne muajt e ardhshem mund te ndodhin edhe sinergji te reja.
Nderkohe, Marotta i ka thene drejtuesit te Sassuolos vullnetin e Interit: 100% Sensi do te blihet ne fundin e sezonit.
Nderkohe ne Appiano Gentile po shijojne shperthimin e Magic Box Stefano, e ardhmja e te cilit normalisht eshte zikalter dhe blerja e tij duket thjesht nje formalitet.