Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

503 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Conte ka nje dyshim te madh per sulmin ndaj Barcelones

Corriere – Conte ka nje dyshim te madh per sulmin ndaj Barcelones
Inter Club Staff

Edhe Corriere dello Sport ka shkruar sot per ndeshjen e neserme te Interit ndaj Barcelones ku Interi do te luaje ne Camp Nou. 

Sipas tyre, Antonio Conte ka nje dyshim teper te madh per sa i perket sulmit te Interit qe do te luaje nga minuta e pare.

“Sanchez ka treguar se eshte ne forme, edhe pse kartoni i kuq e ka tkurrur pak paraqitjen e tij ndaj Sampdorias.”

“Por ne te vertete, ai thjesht sa ka pushuar nje 45 minutesh: nese e shikon goten gjysme plot, ai eshte me serbatorin plot per ndeshjen e neserme.”

“Fakti qe per shkak te kartonit te kuq ai nuk do te jete ndaj Barcelones i rrit shume shanset qe te jete titullar ne Camp Nou, ku ka luajtur 141 ndeshje dhe ka shenuar 47 gola.”

“Ne Marassi nder te tjera ka funksionuar edhe gjuha me Lautaron: shpejtesia dhe teknika kane vene ne vazhdimesi ne veshtiresi mbrojtesat e Sampdorias.”

“Pastaj Toro ka luajtur pak me keq se ai duke humbur edhe disa raste te pastra perpara portes se dorianeve.”

“Ai kete sezon duket me pak i ftohte perpara porte dhe duket se e ndjen presionin me shume se kurre.”

“Por nese me cdo siguri Lautaro Martinez do te jete ne fushe me siguri qe nga fillimi te dielen e ardhshme kunder Juvenentusit, ai mund te ulet ne pankine ndaj Barcelones per tu aktivizuar me vone.”

“Keshtu, ne kete moment dyshimi i Contes ne sulm eshte nje dhe i vetem: Sanchez apo Lautaro nga minuta e pare? Ne kete moment Sanchez duket me perpara per te gjithe motivet me lart.”

“Por Conte nuk duhet nenvleresuar asnjehere. Nuk mund te perjashtohet as nje dyshe Lautaro-Sanchez, edhe pse kjo ka pak shanse te ndodhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.