Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sassuolo, tranjeri Dionisi i habit te gjithe: “Per rastin e Handanovic thoni cfare te doni, por une mendoj se…”

Sassuolo, tranjeri Dionisi i habit te gjithe: “Per rastin e Handanovic thoni cfare te doni, por une mendoj se…”
Inter Club Staff

Pas humbjes me Interin, tranjeri i Sassuolos, Alessio Dionis, ka analizuar ndeshjen ne Mapei Stadium per mikrofonat e DAZN.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Jemi shume te zhgenjyer per rezultatin. Jemi te merzitur gjithashtu per episodet por duhet ti pranojme me nje fare menyre.”

“Flasim per nje pjese te dyte qe duhet te ishte luajtur ne nje menyre tjeter. Ndonjehere nuk mjafton te luash mire.”

E ke fjalen per rastin me Handanovic?

“Eshte e kote te flasim. Duhet nenvizuar qe VAR eshte ne loje dhe nuk eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille.”

“Por te gjithe gabojme, ben pjese ne loje. Por ai moment ka kushtezuar ndeshjen dhe ka derguar Interin drejt fitores. Prandaj e konsideroj si te papranueshem.”

Ne realitet nga replay duket qarte qe eshte Defrel ai qe shkon pas Handanovic…

“Me duket se eshte nje shpjegim jo i drejte. Une shoh Defrel qe kalon lojtarin dhe gjen perballe nje pengese.”

“Ka shkuar keshtu, por duhet ta analizoj. Sa keq sepse me pas kemi pesuar dy gola per merite te Interit ne fakt dhe jo per fajin tone.”

Perpara kontaktit, Defrel ishte i leshuar ne zone…

“Nuk jam aspak i bindur. Por gjithesesi ndeshjen nuk mund ta luajme dot prape tani. Iku. Nese duhet kaq shume per ta shpjeguar do te thote se mendimet mund te jene te ndryshme per kete rast.”

“Por nuk ka gje, thjesht shpresoj qe heren tjeter ndeshja te shkoje po njesoj, por duke nderruar vendet.”

Sassuolo, Napoli dhe Milani jane skuadrat qe luajne me mire ne Itali. Por edhe sot pike te humbura…

“Ndeshje e rendesishme. Nese do te ma kishin bere ndonje pyetje ne fillim te ndeshjes, do te kisha firmosur vetem per fitoren.”

“Me vjen keq vertete sepse mund ta fitonim kete ndeshje. Ne rregull, paraqitje e mire, por nuk shoh arsye pse duhet te jemi te lumtur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.